Sahat Kulla në Prishtinë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Sahat Kulla në Prishtinë
Kulla e Sahatit në Prishtinë.jpg
Kulla e Sahatit në Prishtinë
Vendndodhja Prishtinë, Kosovë
Koordinatat 42°40′00.6″V 21°10′02.2″L / 42.666833°V 21.167278°L / 42.666833; 21.167278Koordinatat: 42°40′00.6″V 21°10′02.2″L / 42.666833°V 21.167278°L / 42.666833; 21.167278
Emri zyrtar: Monument
Lloji Nën mbrojtje
Përcaktuar 278/1967, 2011, 2012, 2013
Nr. i referencës 2764

Sahat Kulla në Prishtinë është një monument i vjetër i trashëgimisë kulturore e që ndodhet në kryeqendren e Republikën e Kosovës, në Prishtinë.[1]

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sahat Kulla gjendet në bërthamën e zonës kulturo-historike të Prishtinës. Është ndërtesë me vlera kulturore, historike dhe arkitekturore e ndërtuar në shekullin XIX. Sahat Kulla gjendet në pjesën qendrore të pjesës së vjetër të Prishtinës në afërsi të Xhamisë së Mbretit dhe gjendet në oborr të ndërtesës së gjimnazit. Është një ndër monumentet më të rëndësishme të arkitekturës utilitare në Prishtinë. Sahat Kulla është ndërtuar kah fundi i shek. XIX në afërsi të vendit ku ka ekzistuar sahat kulla e përparme. Mekanizmi i orës ka funksionuar deri në vitet ‘70, ndërsa deri në vitin 2001 nuk ka funksionuar, po në këtë vit është vjedhur mekanizmi i orës dhe kambana, ndërsa nga viti 2002 mekanizmi i orës është zëvendësuar me orë digjitale. Në këtë sahat kullë gjendej kambana e vjetër të cilën turqit gjatë luftërave të tyre në Moldavi dhe Vllahi e morën si plaçkë lufte dhe si të tillë e sollën në Vushtrri dhe e vunë në sahat kullë. Sipas urdhrit të Jashar Pashës kambana është sjellë nga VushtrriaPrishtinë.

Përshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në sipërfaqen e kambanës gjendej mbishkrimi rumun nga viti 1764 i vojvodës Jan Moldovanit që në përkthim do të thotë "Kjo Kambanë është punuar për vojvodën Jan Moldovanin në vitin 1764", shkronjat janë të mëdha me gjatësi 2 cm dhe shtrihen përreth tërë sipërfaqes së kambanës. Kambana është dekoruar me numër të madh të ornamenteve të ngjashme me gjethet e ahut. Edhe pse ka kaluar rrugë të gjatë dhe shpesh ka ndërruar vendet dhe selitë ishte në gjendje të mirë dhe nuk kishte dëmtime të mëdha. Sahat Kulla është ndërtesë me bazë gjashtëkëndëshe. Lartësia e saj është 26 m, e murosur me gurë deri në lartësinë 16.5m dhe me tulla të plota në pjesën tjetër të ndërtesës. Konstruksioni i kulmit është prej druri të mbuluar me plumb. Në të gjitha fasadat e sahat kullës ka hapje të vogla harkore. Këndet e ndërtesës janë të ndërtuara me gurë të gdhendur të lidhur me llaç gëlqeror, kurse sipërfaqet në mes janë të ndërtuara me gurë të parregullt të lidhura dhe të suvatuara gjithashtu me llaç gëlqeror. Në brendi janë shkallët rrethore, në të cilat janë të vendosura pllaka të gurëve (rrasa) me trashësi prej 3 cm. Në pjesën e sahat kullës të ndërtuar prej tullave shkallët janë prej druri, çka tregon se kjo pjesë është ndërtuar më vonë.[2]

Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]