Sallatë me domate e kastraveca
Appearance
Kastravecat e njomë lahen mirë, u pritet maja dhe bishti, ndërsa të mëdhenjtë qërohen, priten rrumbullak dhe vendosen në mes të pjatës në formë shkalle. Rreth e qark vihen domate të prera në formë rrathësh, qepë të grira hollë të përziera me majdanoz, me vaj e uthull dhe kripë.
Për 500 g kastraveca e domate duhen :
- vaj 3-4 lugë gjelle,
- uthull 2 lugë,
- qepë 2 kokrra,
- majdanoz 2-3 fije,
- kripë.