Sallatë me lulelakër
Appearance
Për këtë sallatë zgjidhen lulelakra të bardha dhe të dendura. Lulelakra pastrohet nga gjethet jeshile e koçanët, lahet dhe vihet për t'u zier në ujë të vluar me kripë. Që të ziejnë në të njëjtën kohë, koçanët që janë të mëdhenj, ndahen në 2-3 pjesë. Pasi të jenë zier, ndahen në lule të veçanta, vendosen në pjatë dhe spërkaten me vaj, lëng limoni ose limontoz të shkrirë në ujë. I shtohet kripë e piper i zi.
Për 500 g lulelakër duhen :
- vaj 3-4 lugë gjelle,
- limon 1 kokërr mesatare,
- piper, kripë.