Sallatë verore
Appearance
Në një pjatë vendosen kastraveca, domate të prera në formë rrethi dhe speca jeshile të grirë në formë fijesh. Sallata spërkatet me vaj, uthull, kripë, përzihet lehtë dhe vendoset në pjatë. Sipër i hidhen qepë të grira hollë të përziera me majdanoz.
Për 500 g domate e kastraveca duhen :
- speca 200 g,
- vaj 4-5 lugë gjelle,
- uthull 2 lugë gjelle,
- qepë 2 kokrra,
- majdanoz 2-3 fije,
- kripë.