Sarda
Appearance
Sarda ka qenë qytet mesjetar i përcaktuar në kodrën e Shurdhahut buzë Drinit, 8 km në juglindje të Shkodrës. Gërmimet e bëra më 1967-1970 zbuluan banesa, kisha dhe objekte të tjera arkeologjike. Në qafë të kodrës u zbulua edhe një varrezë arbërore e shek.VI-VIII. Sarda kishte sipërfaqe 4.8 ha dhe ishte i fortifikuar me dy mure, që rrethonin përkatësisht qytetin e poshtëm dhe atë të sipërm. Sarda lindi në pragun e mesjetës si një vendbanim i vogël dhe u zhvillua në shek.XI-XII si një qytet tipik mesjetar. Me pushtimin osman më 1491 qyteti u shkatërrua dhe nuk u rimëkëmb më.