Sarkofagu i Plumbit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sarkofagu i Plumbit ishte në Periudhën e Severëve (Dinastia e Severëve sundoi në periudhën kohore nga viti 193 e deri ne vitin 235), (shek II-III), Përmasat e tij janë (1.89m x 0.54m x 0.40m).

Vendgjetja e tij u bë në Dersnik në vitin 2015 – Instituti Albanologjik I Kosovës. Brenda varrit janë gjetur mbetjet mortore të një gruaje të re me takëm mortor (inventar varri). Sarkofagu është zbukuruar me kokën e Hermesit brenda rrathëve të lidhur me garlandë (kurore) dhe në mënyrë simetrike janë të paraqitura simbolikisht yjet me 6 dhe 8 shigjeta.