Seit Hyseni
Pamja
Seit Hyseni futbollist shqiptar, ish-futbollist i "17 Nëntorit". Ai spikati me lojën e tij në vitet 70-80 kur edhe mbajti shiritin e kapitenit te bardheblutë. Ai ka luajtur edhe për një kohë me Shkëndijën e Tiranës, teksa ndiqte studimet në Institutin e Fizkulturës, ndërsa është aktivizuar edhe me disa prej Ekipeve Kombëtare të moshave. U nda nga jeta prej COVID-19 më 22 shkurt 2021.[1][2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Tirana i jep lamtumirën e parakohshme ish-kapitenit të saj, Tit Hyseni". Dosja.al. 2021-02-22. Marrë më 2024-12-20.
- ↑ "Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Tiranës dhe Kombëtares". Gazeta Dita. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2021. Marrë më 25 shkurt 2021.
| Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |