Selaudin Bekteshi
Appearance
Selaudin Bekteshi | |
---|---|
Lindi | 1917 |
Vdiq | 2003 |
Kombësia | Shqiptar |
Profesioni | Profesor, Mjek pediatër |
Selaudin Bekteshi (1917-2003) ishte mjek pediatër, profesor, akademik shqiptar.
Akademik Selaudin Bekteshi është themelues i hematologjisë pediatrike në Shqipëri. U shkollua në Torino, Itali dhe kontribuoi me përkushtim në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri, si përgjegjës i sektorit të mbrojtjes dhe shëndetit të nënës e fëmijës në Ministrinë e Shëndetësisë, përgjegjës i pavijonit të pediatrisë në Spitalin Civil të Tiranës, drejtor i spitalit të pediatrisë në Tiranë.
Spitali i Fëmijëve pranë Qendrës Spitalore "Nënë Tereza" mban emrin e tij.