Seminari XXXVIII
Seminari i 38-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare | |
---|---|
37-të ← → 39-të | |
19 gusht 2019 – 30 gusht 2019 | |
Drejtor | Shkumbin Munishi |
Dekan | Lindita Rugova |
Rektor | Marjan Dema |
Moderator | Herolinda Bylykbashi |
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 2019 është sesioni i 38-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare dhe është mbajtur nga 19 - 30 gusht 2019 në Prishtinë, Kosovë.[1]
Programi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Programi bazë i Seminarit të 38-të ka qenë:
- Kurse intensive të mësimit të shqipes (tri nivele);
- Ligjërata të gjuhësisë shqipe;
- Ligjërata për letërsinë shqiptare;
- Ligjërata për kulturën shqiptare;
- Referime shkencore;
- Ligjërata të përgjithshme;
- Tryeza të rrumbullakëta;
- Tryeza e doktorantëve:
- Program kulturor plotësues për t’i njohur seminaristët me bukuritë natyrore, me veprimtaritë kulturore e të mira të tjera në qendra të Kosovës.
Sesionet shkencore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Temat bosht të Seminarit për sesionet shkencore (29 - 30 gusht 2019) ishin:
1. Gjuhësi: Struktura e shqipes aktuale Gjendja dhe përshkrimi i sistemit fonologjik dhe fonetik të shqipes aktuale; Gjendja dhe përshkrimi i sistemitmorfo-sintaksor të shqipes; Gjendja dhe përshkrimi i sistemit leksiko-semantik dhe stilistikor të shqipes; Gjendja dhe përshkrimi i varieteteve aktuale të shqipes.
2. Letërsi: Si ëndërrohet në letërsinë shqipe Ëndrra romantike: individi dhe shoqëria në letërsinë shqipe; Alegoritë moderne të ëndrrës; Imagjinari modern në letërsinë shqipe mes ëndrrës dhe rêverie; Ligjërimi onirik si paradigmë stilistike; Ëndrra dhe letërsia fantastike;Ëndrra si “realitet” tjetër.
3. Kulturologji: Rrjetet sociale, politika dhe etika Llojet e rrjeteve sociale; Kultura në rrjetet sociale; Mediat në rrjetet sociale; Politika e në rrjetet sociale; Etika në rrjetet sociale; Drejtimet e zhvillimit të rrjeteve sociale.