Semundja e malarias

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Merge-arrows.svg
Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Malaria të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}}


Malaria është një infeksion i shkaktuar nga parazitë njëqelizorë, të cilët hyjnë në gjak nëpërmjet ngacmimit nga mushkonja e malaries. Këto parazitë mund të shfaqen në pesë specie të ndryshme. Një pjesë e këtyre parazitëve kalojnë kohë në trupin e njeriut të infektuar e disa të tjerë në trupin e mushkonjës së malaries. Në trupi i njeriut ato përqendrohen në mëlçi dhe tek rruazat e kuqe të gjakut.

Pasi hyn në gjak ky parazit fillojnë të shfaqen simptomat e para të malaries. Dëmtimet që sjell kjo sëmundje janë vdekjeprurëse. Simptomat e para shfaqen brenda pak javëve nga pickimi i mushkonjës së malaries. Kundër sëmundjes së malaries janë bërë përparime. Në vitin 2005, shkencëtarët njoftuan për sukses në luftën kundër mushkonjës anofele dhe parazitëve të malaries, ndërsa një vaksinë eksperimentale e provuar në Mozambik, po ofron imunizimin e parë të suksesshëm kundër kësaj sëmundjeje.

Malaria vazhdon të prekë vendet e varfra, duke shkaktuar çdo vit vdekjen e 1 milionë vetave.

Nga malaria rezultojnë të prekur rreth 500 milionë njerëz në botë dhe rreth 2 milionë të vdekur çdo vit. Kjo është një sëmundje tropikale dhe është shumë e rrallë në SHBA.

Simptomat që shfaq sëmundja e malaries janë: temperaturë e lartë, lodhje, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, çrregullime me aparatin tretës, të vjella, ndjesi të fikëti, etj.