Sensoret

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sensorit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sensori është pajisje e cila detekton ose matë madhësinë fizike, dhe në këtë rast ne do analizojme vetëm ata të cilët në dalje e japin madhësinë elektrike.

Sot shumica e sensorëve tregimin e vlerës nuk e japin në një shkallë analoge si për shembull termometri , por ata prodhojnë një tension ose sinjal digjital si indikator i vlerës së madhësisë fizike që e matin.Duhet cekur se sensorët për matjen e të gjitha madhësive fizike mund të kenë forma të ndryshme dhe mund të jenë të tipave të ndryshëm.Në qoftë se sensori sinjalin në dalje e ka tension , atëherë atë mund ta konsiderojmë si burim i tensionit i cili komandohet nga madhësia fizike e cila matet.Transduktori është pajisje e cila konverton energjinë nga një formë në formën tjetër mirëpo ne do studiojmë vetëm transduktorët në të cilët njëra formë e energjisë është elektrike.

Karakteristikat e sensorëve përkatësisht transduktorëve janë:

* Ofseti
* Gabimi i linearitetit
* Histereza
* Koha e reflektimit
* Gabimi i sensorit
* Saktësia

Sensori i tensionit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zgjedhja e sensorit varet nga kuptimi i variablës dhe përgjigjja e kërkuar.

Duhet cekur se sensorët e tensionit ndahen në sensor me kontakt dhe me më pak kontakt.

Sensorët me më pak kontakt ndikojn më pak në matjen e variablave. Për shkak të natyrës së tyre jo të drejtëpërdrejt të matjes megjithatë saktësia mund të jetë e vogël.

Sensorët me kontakt për dallim nga ata me më pak kontakt kanë , kontakt të drejtpërdrejt dhe duhet të jenë të lidhur në ndonjërën pikë të përçueshmërisë.

Rol të veçantë në sensorin e tensionit kanë : transistori ,sensori kapacitiv ,analizatorët e rrymës së elektroneve ,elektrometri , sensori elektro-optik në vijm do të paraqesim karakteristikatë e secilës prej tyre në sensorin e tensionit.

Transistori[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në ditët e sotme transistorët bipolar ose Fet transistorët kanë marrë kontrollin nga valët elektronike në shumicën e matjeve të tensionit. Polet e trasnistorit janë:baza,emiteri dhe kolektori.[1]

Sensori i tensionit është i lidhur me bazën dhe emiterin , si dhe nëse tensioni ka polarizim direkt mund të rrjedhë rryma e kolektorit.

Transistorët përdoren si sensor tensioni për të siguruar rrymën e kolektorit , madhësia e të cilit është një funksion i tensionit të aplikuar.

Nëse qarku i transistorit është konfiguruar si një emiter i perbashkët , ulja e tensionit të resistorit të emiterit është e barabartë me tensionin e bazës në hyrje.

Sensorët kapacitiv[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sensorët kapacitiv janë përdorur për të matur tensionin AC dhe DC të fushave elektrike. [2] Aplikimi i fushës së tyre shkon prej qarku te linja e energjisë.

Sensoret me Tension[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sensorët me Tension DC[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një sensorë kapacitiv përbëhet nga një përçueshmëri sipërfaqësore që së bashku me sipërfaqen e sondës formon një kondensator.[3]

Sensorët me Tension AC[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në sensorët me tension AC meqenëse saktësia e matjeve që është më e rëndësishmja varet nga njohuritë e distancës në mes sondës dhe pikës testuese,një sond e tillë është e përshtatshme për matjen dhe përcaktimin e kohëzgjatjes së sinjaleve për matjen e tensionit .

Folia e dritares[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një nga pajisjet e ndjeshme të përdorur në masë të madhe në sistemet komerciale dhe sistemet industriale të alarmit është folia e dritares.

Folia e dritarës (Window foil) vepron si një unazë e qarkut të vazhdueshëm .

Ky sensor është shumë efektiv për koston e ulët që ka , por pronarët e shtëpive e konsiderojnë jo shumë atraktive,sepse është bukur e dukshme që mund të vërehet shumë lehtë nga hajdutët.

Reletë magnetike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Releu magnetik reed përbëhet nga një pjesë e magnetit dhe një kapsulë qelqi që e fut brenda njësinë reed-switch.

Releu magnetik reed vendosën brenda në një anë të derës në mënyrë që ajo nuk mund të shihet ose ti fut duart ta c’aktivizoj njeriu i bezdisshëm.

Reletë mbajtëse[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Reletë mbajtëse i ka rrënjët e saj në industrinë bankare. Reletë mbajtëset e para ishin zile të portës (derës), të montuar nën sportel.

Sensorët qilimor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shirit-ndërprerësit qilimor (ang. tape-switch ) vendosen zakonisht nën qilima që të ndjenjë njerëzit duke ecur nëpër shtëpi apo zyre

Janë relativisht me kosto të ulët dhe të sigurt,janë përdorur për mbojtjen e hapësirave të brendshëme - sensor për mbrojtjen interiereve.

Shirit-ndërprerësit qilimor janë të përdorshëm në dy versione me qarkë të hapura ose qark të mbyllur.

Sensorët për dridhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sensor për dridhje përdoren per të mbrojtur dritaret , është montuar në mure apo sipërfaqe të xhamit të dritares.

Pengesë e madhe për sensorët e lëvizjes është tendenca për t'i përdorur ato në ndjeshmëri maksimale, e cila në mënyrë të pashmangshme u shkakton atyre alarm të rremë, shtrëngatat,era, ose përplasja e dyerve mund të shkaktojnë rezultate te rreme.Sensorët e alarmit të mikrovalës përbëhen nga një transmetues RF që operon në rangun 1 ose më lart por që duhet të jetë kompatibil (pajtueshmëri) me marrësin dhe qarku diskriminues të gjitha këto të vendosura në një vend (mbyllje) të përbashkët. ate (outputs) të rreme.

Sensor fotoelektrik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sensor fotoelektrik [4] - Kur rrezet e dritës u ndërprenë nga grimca tymi të mëdha, ndryshimi i rezistencës së fotoqelulës dhe detektori ndez sirenën apo zilen.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Prof.Dr Ali GASHI - Matje elektrike
  2. ^ K.Iwansson , G.Sinopius , W.Hoomaert - Measuring Current , Voltage and Power
  3. ^ Checline [1] Tension Sensors
  4. ^ http://www.QrBiz.com Arkivuar 22 qershor 2013 tek Wayback Machine [2][lidhje e vdekur] Hall Current Sensor