Serbica e Poshtme

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Serbica e Poshtme është fshat i cili shtrihet ne anën e djathte te rrugës magjistrale Prizren-Gjakove, (11 km) në mes fshatrave Landovicë, Piranë, Zojz dhe Serbicë e Epërme. Vendbanimi i vjetër – Bunarishtja mesjetare, shtrihej në pjesën juglindore të fshatit. Në këtë pjesë janë gjetur vegla pune si çekan, sëpata, drapër, tjegulla, tulla etj. Në gjurmë të tilla arkeologjike është hasur edhe në pjesë të tjera të fshatit si në mikrotoponimin Qeremide. Në këtë hapësirë konkretisht në pjesën kadastrale që i takon fshatit Piranë është gjetur një figurë njeriu prej bronzi. Kështu duke pasur parasysh gjetjet arkeologjike mund të themi se kjo zonë posedon thesarin e trashëgimisë ilire. Pra, nuk përjashtohet mundësia reale që edhe Serbica e Poshtme të jetë e banuar që nga antikiteti. Në burimet e shkruara përmendet që nga shek. XIV (1348). Si vendbanim është regjistruar në defterin e vitit 1530 në kuadër të Sanxhakut të Prizrenit me emrin Dl. Serbiçe. Në vitet e mëvonshme evidentohet me emrin Serpiqa-i Zir konkretisht me këtë emër ishte regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të viteve 1893, 1896 dhe 1900. Sipas dokumentacionit dhe burimeve gojore që nga fundi i shek. XVI dhe fillimi i shekullit XVII ofrohen të dhëna bindëse për banorët vendas – familjen Gashi. Në këtë drejtim të dhëna me interes ofron edhe zyra e gjendjes civile në Velezhë e cila ka të regjistruar datëlindjen e Raman Veli Gashit (14.04.1874). Por të dhëna me interes për historinë e familjeve ofrojnë edhe institucionet fetare ku janë kryer regjistrime të ndryshme. Banorët e tjerë vendas janë edhe familja me mbiemrin Thaçi.

Ne Serbicen e Poshtme përveç familjes autoktone , jetojnë edhe këto familje :

  1. Familja Besimi, e ardhur rreth 1912 po ashtu nga Lubinja e Epërme, origjina Bitiçi.
  2. Familja BytyçiI, e ardhur rreth vitit 1950 po ashtu nga Lubinja e Epërme, origjina Bitiçi.
  3. Famila Berisha, e ardhur rreth vitit 1945 nga rrethina e Gjakovës, origjina Dedë Halilt.
  4. Familja Bungu, e ardhur ne vitin 1970 nga Grejcevci i Suharekes, origjina e ruajtur Bungu.
  5. Familja BytyçiII, ardhur ne vitin 1970 nga Bershanci i Suharekes, origjina e ruajtur Bytyçi.
  6. Familja GashiIIte ardhur ne vitet 1941 nga Prizreni, origjina Familja e Begit (turk-foles).
  • Ne fshat sot jetojnë edhe disa familje te tjera me te vogla te ardhura ne periudha te vonshme : Si Cikaçi (Doberdelani 1975), Krasniqi (Janqisht 1997) sot ekziston një tentative për migrime te reja...
  • Ne fshat jetojnë edhe komuniteti REA me këto mbiemria :Gashi, Majiqi...
  • Ne fshat kane jetu deri ne fund te luftës se Kosovës një pjesë e pakicës serbe. Përkundër rindërtimit te shtëpive nga institucionet ata nuk jetojen ne Serbicen e Poshtme.

- Te vetmin institucion publik Fshati ka shkollën nënte vjeçare, paralele e ndare e SHF "Zenel Hajdini" Pirane. E ka objektin e Ambulancës te ndërtuar me vetkontribut te banorëve që 25 vite po që kurrë nuk është funksionalizuar. Ne Fshat ekzistojnë objektet e religjionit. XHAMIA, KISHA KATOLIKE, KISHA ORTODOKSE.

Ne Serbice te Poshtme sot jetojnë Shqiptaret, Boshnjaket dhe Romet.Komuniteti me i madhe fetar ne fshat janë ai Mysliman. Përkundër ndasive si kombëtare si fetare këtu jetohet me tolerance te lakmueshme.