Servet Duzha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Servet Duzha është kandidat i Partisë Demokratike për Kryetar të Bashkisë Cërrik. Ish Kryetar i Partisë Demokratike Dega Cërrik për dy mandate.

Ka përfunduar studimet e larta për Inxhinieri në Universitetin Politeknik të Tiranës në vitin 1988. Pas përfundimit të studimeve ka punuar si Inxhinier në ish Kombinatin Metalurgjik deri në vitin 1992. Gjatë periudhës 1992-2011 ka punuar në disa pozicione të ndryshe si Inspektor në Shërbimin Informativ Kombëtar, Kryetar Dege i ARMO, Kryetar Dege i ALPETROL, Urbanist në Bashkinë Cërrik, dhe Përgjegjës i Ujësjellës Kanalizime Fshat Elbasan. Nga viti 2011 deri në vitin 2015 është zgjedhur si Kryetar i Bashkisë Cërrik dhe ka ushtruar detyrën deri në përfundim të mandatit.

Servet Duzha është i martuar dhe babai i dy fëmijëve. Ai së bashku me familjen e tij në Cërrik ku aktualisht është i angazhuar në biznesin e tij.