Shëndrrimet Termike
Shpeshë herë në jetën e përditshme kemi dëgjuar për avullimin, vlimin, kondenzimin, ngrirjen dhe shkrirjen. Me një emër këto janë dukuri termike, me ç'rast të gjitha këto dukuri termike kalojnë nëpër faza të caktuara.
Shkrirja dhe Ngurtësimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ngrirja është proces natyror i cili haset kudo ku temperaturat janë 0 °C. Fillimisht kemi trup në gjendje të lënget (p.sh uji) që atë ujë ta kthejmë në akull (trup të ngurt) fillimisht duhet që lëngut ti largohet nxehtësia që e zotëron. Kjo arrihet duke e furnizuar trupin me burim ftohtësie me ç'rast ai do ta nxjerrë nxehtësinë duke e pranuar ftohtësinë. Me testime të shumta është treguar se nxehtësia e cila i nevojitet trupit (e ngurtë) me masë 1 kg për ta kthyer në 1 kg ujë duhet nxehtësi (Q) prej 330,000 J (Xhul ose Xhaul).
Procesi i shëndrrimit të trupit nga gjendja (faza) agregate e lëngët në gjendjen (fazën) agregate të ngurtë e quajmë ngurtësim ose ngrirje.
Shkrirja është proces i kundërt i ngrirjes sepse ai është në kundërshtim me strukturën atomike të ngrirjes por që si të përbashkët i kan kushtet klimatike sepse uji ngrin dhe shkrin në temperaturë 0 °C. Në rastine shkrirjes që trupi të shkrihet fillimisht duhet të pranohet nxehtësia. P.sh trupi i ngurtë që të kthehet në lëng fillimisht duhet të pranojë nxehtësi e pastaj nxehtësiua do ia prish strukturën atomike kristalore akullit duke liruar energjinë e molekulave tek të cilat forca tërheqëse është më e vogël sesa tek rasti i ngurtësimit.
Procesi i shëndrrimit të trupit nga gjendja (faza) agregate e ngurt në gjendjen (fazën) agregate të lëngët e quajmë shkrirje.
Nxehtësia Latente
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Marrim një enë, enën e mbushim me ujë venfosim një termometër dhe prapë në enë vendosim një enë tjetër me naftalinë të ngurtë ku poashtu vendosim një termometër. Kur fillojmë ta nxehim me një burim nxehtësie (resho p.sh.) do shohim se temperatura do arrijë deri në 80 °C tek uji dhe 80 °C tek naftalina e ngurtë. Kujtojmë se nuk e kemi ndërprerë ende burimin e nxehtësisë, atëherë do shohim se uji do arrijë temperaturë prej 90 °C, kurse naftalina jo do e mbajë tempon prej 80 °C. Pse? Përveq se naftalina ka mbajtur tempon e 80 °C ajo gjithashtu ka filluar edhe të shkrihet me ç'rast ka filluar të lëngëzohet pra kjo na bën të kuptojmë se burimi i nxehtësisë ka ofruar nxehtësi në trajtë të barabart por që naftalina e ngurtë nuk ka shkuar në rritjen e temperaturës por në shkrirjen e trupit. Pra kjo nxehtësi nuk mund të shihet me sy të lirë andaj quhet nxehtësi latente ose nxehtësi e fshehtë.
Avullimi, Vlimi dhe Kondensimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Avullimi është proces tjetër natyror i cili krijohet me pranimin e nxehtësisë nga ana e ujit. Pra gjatë nxehjes së ujit molekulat marin energji dhe kan aftësi të shkëputen nga struktura e meparshme molekulare atoni pasiqë janë të lehta ngjiten lart dhe kur dalin në sipërfaqe shpërthejn duke u liruar si gaz, me ç'rast formohet avulli.
Nxehtësin të ciliën e merr uji që të kalojë në gjendje agregate të gazët, quhet nxehtësi specifike e avullimit, qa. Me ç'rast q (nxehtësia specifike) dhe a (avulli).
Në anën tjetër kemi vlimin, vlimi krijohet gjatë nxehjes së ujit, molekulat marrim aq shumë energji saqë arrijnë të shkëputen të gjitha njeherësh (duke marr parasysh se molekulat marin nxehtësi me temperatur prej 100 °C) duke krijuar një avullim të vrullshëm.
Avullimi i vrullshëm quhet vlim.
Kalimi nga gjendja agregate e gazët në gjendjen agregate të lëngët, quhet kondesim. Kondesimi është proces tjetër i ciklit ujor, ai arrihet me anë të lirimi të enerjgisë së gazit me ç'rast atë e ka marr nga uji i cili ka vluar e pastaj avulluar (ka pranuar nxehtësi).
Nxehtësia e cila lirohet gjatë kondesimit të gazit duke e kthyer në lëng, quhet nxehtësi specifike e kondensimit, qk. Me ç'rast q (nxehtësia specifike) dhe k (kondensimi).