Shërbimi Hotmail Outlook

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Outlook.com ose Hotmail është një shërbim falas i postës elektronike i operuar nga Microsoft. Është ndër shërbimet e-mail më të njohura. Hotmail ofron akaunte plotësisht falas si dhe cilësi të tilla si : mbrojtje dhe filtrues nga spam, skanime dhe pastrime nga viruset. Gjithashtu shërbimi i ri i Outlook.com ju ofron kalendar.

Është një ndër shërbimet e para të e-mail të bazuara direkt në Web. U krijua në 1996 nën emrin Hotmail(i dizenjuar si HoTMaiL) nga Sabeer Bhatia dhe Jack Smith në Mountain View, Kaliforni dhe me zyra në Sunnyvale. U ble nga Microsoft në 1997 për 400 milion $ dhe u lançua si MSN Hotmail, më vonë u cilësua si Windows Live Hotmail si pjesë e seteve të produkteve Windows Live.

Versioni i fundit doli në 2011 dhe po në këtë vit janë numëruar 360milion përdorues në muaj. I disponueshëm në 36 gjuhë të ndryshme. Në 2013 Hotmail u zëvendësua nga Outlook.com, ku kishte shumë cilësi të stilit Metro. Tashmë ofron memorie të pakufizuar, Ajax si dhe integrim i plotë me Kalendarin, SkyDrive, People dhe Skype. Në Windows 8 dhe 8.1 ky integrim është mëse i dukshëm ku integrohet thuajse cdo gjë në Sistemin e Operimit duke filluar nga foto personale e deri tek Kontaktet. Gjithashtu një integrim të tillë mund ta gjeni edhe në versionin e ri të Office : Microsoft Office 2013.