Jump to content

Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë (Serbi)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stema e Agjencisë së Informacionit të Sigurisë.

Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë (serbisht: Bezbednosno-informativna agencija / BIA) apo BIA Serbe është përgjegjëse për mbledhjen, raportimin dhe shpërndarjen e inteligjencës dhe kryerjen e kundërzbulimit në interes të sigurisë kombëtare të Serbisë.

BIA u formua më 1 gusht 2002 si pasardhëse e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror (SDB), i cili ekzistonte nga viti 1991 deri në 2002.

Funksioni i saj është i ngjashëm me atë të CIA-s në Shtetet e Bashkuara ose MI6Mbretërinë e Bashkuar.

Në maj të vitit 2017, Bratislav Gashiq, ish-ministër i Mbrojtjes dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit, Aleksandar Vuçiq, u emërua në krye të Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë. Pas emërimit të tij, Gashiq pezulloi aktivitetet e tij në Partinë Progresive Serbe (SNS) në pushtet.

Në gusht të vitit 2017, në Kuvendin Kombëtar ka mbërritur për miratim një amendament për Ligjin për Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit, i cili forcon kompetencat e drejtorit të agjencisë. Ky veprim u dënua nga disa zyrtarë, duke përfshirë Komisionerin për Informim të Rëndësisë Publike Rodoljub Shabiq dhe ish-bashkëministrin e Punëve të Brendshme Bozho Preleviq. Ata kanë deklaruar se këto amendamente janë antikushtetuese dhe në këtë mënyrë krijojnë një platformë për “agjencinë e inteligjencës partiake” të SNS-së, që synon opozitën dhe qytetarët kundërshtarë të regjimit në pushtet.

Në korrik 2008 erdhi Sasha Vukadinoviq dhe u largua drejtori i mëparshëm der BIA Radomir Bulatoviq qe kish qene ne detyre qe nga prill 2004.[1][2]

Nr. Emri Prej Deri
1 Andreja Savić 1 gusht 2002 24 janar 2003
2 Miša Milićević 25 janar 2003 6 mars 2004
3 Rade Bulatović 6 mars 2004 17 korrik 2008
4 Saša Vukadinović 17 korrik 2008 3 gusht 2012
5 Nebojša Rodić 3 gusht 2012 3 shtator 2013
6 Dragan Marković 3 shtator 2013 25 tetor 2013
7 Aleksandar Đorđević 25 tetor 2013 23 maj 2017
8 Bratislav Gašić 23 maj 2017 1 dhjetor 2022
9 Aleksandar Vulin 1 dhjetor 2022 Në Detyrë

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Norbert Mappes-Niediek: Es fehlt nur noch Mladić. In: Zeit Online. 23. Juli 2008. (Zugriff am 24. Juli 2008)
  2. ^ "Security Intelligence Agency", Wikipedia (në anglisht), 2022-12-02, marrë më 2022-12-21