Shefki Çota

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shefki Çota është një sipërmarrës, aktivist dhe poltikan shqiptar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shefki Çota ka lindur në Librazhd. Ka ndjekur në 1987-1990 shkollën e mesme bujqësore ‘Shejnaze Juka’. Në 2005-2009, në Universitetin `Aleksandër Xhuvani` ,Elbasan ka ndjekur studimet për Financë-Kontabilitet. Më pas, në 2010-2011 ka kryer Master në Shkencat Ekonomike, Universiteti Ndërkombëtar I Strugës. Vazhdimisht bën trajnime dhe kualifikime brenda dhe jashtë vendit.

Që në 1992 deri në 2011 ka zhvilluar biznesin e tij privat në qytetin e Librazhdit ndërsa në 2011-2015 ka qenë kryetar bashkie I qytetit të Librazhdit me Partinë Demokratike. Nga 2015 e në vazhdim menaxhon biznesin e tij familjar.

Prej aftësive të mira organizative, bashkëpunuese dhe punës në grup, ka qenë I angazhuar gjithmonë në jetën politike dhe shoqërore, ku që nga 1991 e në vazhdim ka qenë anëtar I Partisë Demokratike. Në 2009-2015 ka qenë kryetar I grupseksionit të qytetit të Librazhdit, njëkohësisht dhe anëtar kryesie. Që nga maj 2022 e në vazhdim është anëtar I Kryesisë së Degës PD Librazhd.