Shefqet Dibrani
SHËNIME BIOGRAFIKE
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shefqet Dibrani (03. 08. 1960). Lindi në fshatin Gërdoc të Podujevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen teknike, drejtimi kimiko-teknologjik në Kastriot (ish Obiliq), ndërsa Sh.L.P. “Bajram Curri”, drejtimi “Biologji-Kimi” në Gjakovë. Për shumë vjet ishte anëtarë i Lidhjes së Autorëve dhe Autoreve (AdS), në Zvicër 2001-2023, anëtar i Shoqatës Interkulturore “International Culture Bridge”, Zürich 2002-2020. Anëtarë i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë në Zvicër (SHKSHZ).
Sh. Dibrani, shkruan poezi, kritikë dhe studime letrare, ndërsa viteve të fundit është marrë edhe me hulumtime në fushën e analizave politike. Tashmë është autor i 40 librave letrarë e publicistik. Është i prezantuar në mbi 250 libra studimorë, leksikone dhe antologji me autor shqiptarë dhe të huaj, kurse në disa tema të doktoratës dhe magjistraturës, si dhe në disa tituj akademik në nivelin Bachelor, janë marrë për bazë librat dhe shkrimet e tij. Ka dhënë me dhjetëra intervista në gazeta, radio dhe televizione të ndryshme, si dhe ka pasur shumë promovime e prezantime letrare. Krijimtaria e tij ka zgjuar edhe vëmendjen e kritikës letrare ku janë publikuar me dhjetëra shkrime kritike, dhe nëse botohen, janë dy-tre vëllim. Po ashtu poezia e tij është përkthyer në disa gjuhë dhe është prezantuar nëpër shumë antologji shqipe dhe në gjuhë të huaja.
Me një fjalë, Shefqet Dibrani, e ka bërë historinë e vet. Sot nuk mund të shkruhet për shqiptarët në Zvicër dhe emri i tij të anashkalohet!... Shefqet Dibrani, jeton në Zvicër.
KRONOLOGJIA POLITIKE E PUBLIKE E AUTORIT
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1967 - Nis shkollën fillore,
1981 - Pjesëmarrës i demonstratave të Pranverës Kosovare më (26.03.1981
dhe 1 e 2 prill 1981).
1984 - Udhëton për të parën herë në Zvicër.
1985 - 1986 - Për shkak të literaturës ka mbajtur burg në Beograd (CZ).
1989 - Pjesëmarrës në protestat për mbrojtjen e minatorëve.
1989 - Më 27 dhjetor anëtarësohet në LDK, fillimisht në Podujevë.
1990 - Më 8 prill, në qytezën Goldach (SG), themelon Këshillin Iniciues për themelimin e Nëndegës së LDK-së në St. Gallen, Sh. Dibrani zgjidhët kryetar.
1990 - Zürich, më 29.04.1990 - Delegat në Kuvendin Themelues të Degës së LDK-së në Zvicër.
1990 - Më 10.06.1990, mbahet Kuvendi Themelues i Nëndegës së LDK-së në
St. Gallen, kryetar i saj zgjidhët Shefqet Dibrani.
1994 - Më 14.07. - Delegat nga Dega e LDK-së në Zvicër në Kuvendin II Zgjedhor të LDK-së në Prishtinë.
1998 - Më 25.02. - Delegat nga Dega e LDK-së në Zvicër në Kuvendin III Zgjedhor të LDK-së në Prishtinë.
1998 - Më 27.09. - Zgjidhet anëtarë i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër.
1998 - 2004 - Proces maratonik në Zürich, për shkrime në gazeta.
1999 - Me 18 prill - Vritet Babai, Rifat Dibran Dibrani.
2001 - Anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve në Zvicër (AdS), Zürich.
2002 - Anëtarë International Culture Bridge (ICB), Zürich.
2013 - Shtator 2013. - Zgjidhet anëtarë i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër.
2014 - Anëtarë i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë në Zvicër (SHKSHZ).
2015 - Më 10.05. - Zgjidhet Kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër.
2016 - Më 26.11. - Pushon mandati i tij si kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër.
SHËNIME BIBLIOGRAFIKE
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Poezi:
1. “LARG PIKON HËNA”, poezi, Tiranë, 1994.
2. “PSE E URREJ KADARENË dhe poezi të tjera”, poezi, Prishtinë 1996, (ribotimi 2021).
3. “QERSHIA E PIKËLLUAR”, vjersha, Prishtinë, 1997.
4. “DITAR MËRGIMI”, poezi, Prishtinë, 1998, (ribotim 1998).
5. “STREHËT E GJAKUT”, poezi, Prishtinë, 2000.
6. “ËNDËRR E NJËJTË, TOKË TJETËR”, poezi, Podujevë, 2007.
7. “ANATOMIA E BRYMËS”, poezi e zgjedhur, Prishtinë 2013.
8. “GEDICHTE-POEZI”, poezi, (shqip-gjermanisht), Prishtinë 2016.
9. "SHKËLQIMI I FJALËVE / Strălucirea cuvintelor", poezi shqip-rumanisht, me Mariana Grigore, Rumani-României 2021, (botimi i dytë Prishtinë 2021).
Kritikë dhe studime letrare:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1. "MALËSORJA, romani monumental i Kosovës", studim letrar, Prishtinë 2021.
2. "KARAKTERI dhe ARKETIPI në romanin MALËSORJA të Nazmi Rrahmanit", studim letrar, Prishtinë 2021.
3. “LIBRA DHE MBRESA”, kritikë letrare, St. Gallen 2005.
4. “SHOSHITJE LETRARE”, studim dhe kritikë letrare, për libra dhe autorë nga Kosova Lindore, Gjilan 2022.
5. “ARTI I KRITIKËS”, kritikë letrare, (bashkautor me Musa Jupolli), Prishtinë 2023.
6. “VËZHGIME LETRARE MBI POEZINË E SOTME SHQIPE (1-2-3), kritikë letrare, Prishtinë 2023/2024.
Monografi:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1. “LEKSIKON I AUTORËVE SHQIPTARË NË ZVICËR”, (bashkautor, Besnik Camaj), Prishtinë 2016.
2. “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, Prishtinë 2009.
3. “SFIDË PËR DEMOKRACINË 1-2”, monografi, Prishtinë 2014.
4. “PINJOLLËT E RRUSTEM LLUKËS”, monografi, Prishtinë 2015.
Publicistikë:
1. “ZHGËNJIMI BALLKANIK 1-2”, publicistikë, Prishtinë, 2005/2006.
2. “VIRTYTE E VISARE”, publicistikë, Prishtinë 2010.
3. “11 MINUTA PARA ORËS 00 ose mirazhi i suksesit të LDK-së”, publicistikë, Prishtinë 2011.
4. “DEMOKRACIA E IMITUAR 1-2”, publicistikë, St. Gallen 2018.
5. “DEMOKRACIA DIKTATORIALE 1-2”, publicistikë, St. Gallen 2018.
6. “DEMOKRACIA E KONTESTUAR 1-2”, publicistikë, St. Gallen 2018.
7. "LETRA AMBASADORËVE", publicistikë, St.Gallen 2020.
8. "ADRENALINA E NJË TITISTI, ose 13 mallkime që duhet ta kryqëzojnë komunistin Isa Mustafa", publicistikë, St. Gallen 2020.
LIBRA TË PËRGATITUR:
1. Agim Spahiu, “NJERIU MBI PIKËLLIMË”, poezi e zgjedhur, Prishtinë 1993.
2. Begie Rexhbogaj – Idrizi, “KUJTIME PËR KOHË TË VËSHTIRA”, kujtime, Prishtinë 2011.
3. “ROLI HISTORIK I LDK-SË NË NDRYSHIMIN E KONCEPTEVE POLITIKE”, publicistikë, Prishtinë 2013.
4. "NDËRMJETËSIME LETRARE", për krijimtarinë letrare të Arif Molliqit, Prishtinë 2021.
5. “KRIJIMTARIA LETRARE E MUSA JUPOLLIT”, nga prizmi i autorëve shqiptarë dhe të huaj, Prishtinë 2023.
6. Ing. Nazmi Peci; “DEMOKRACIA E PROLONGUAR 1-2-3”, publicistikë, (Bashkëhartues prof. Demë Jashari), Prishtinë 2023/2024.