Shefqet Karaja
Shefqet Karaja (5 shkurt 1934 – 14 shkurt 2011). Gjatë luftës 2 prindërit e tij edhe daja janë vrarë ne Pezë. Pas kësaj tragjedie, Myslym Peza ka ndërhyrë me miqtë e vet dhe i ka strehuar 4 vëllezërit Karaja, Hysenin, Shefqetin, Bexhetin dhe Xhelalin në strehën vorfnore të Tiranës ku kanë qëndruar deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë. Pas çlirimit Shefqeti dërgohet në Shkodër ku shkollohet. Arsimin e Lartë në fakultetin Histori Filologji e ka mbaruar ne vitin 1956, vit kur emërohet në Lushnjë. Këtu ai ka punuar si Drejtor i Gjimnazit dhe i Shtëpisë së Kulturës së Rrethit. Në vitin 1964 ai fillon punë në Durrës në organet drejtuese të Rrethit si Shef i Seksionit te Arsimit dhe të Kulturës e më pas si Kryeredaktor i Gazetës "Adriatiku". Në vitet 1973-1975 ai ka drejtuar Redaksinë e Kulturës pranë Televizionit Shtetëror të Tiranës. Në vitin 2003 ai ka botuar edhe romanin voluminoz politiko-historik në vargje "Një ditë lufte në Pezë". Fjalori i Rimave të Gjuhës Shqipe është një vepër e tija e lenë në dorëshkrim, të cilin e ka punuar deri në ditën e fundit te jetës.