Shekujt Osmanë në hapësirën shqiptare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shekujt Osmanë në hapësirën shqiptare Studime dhe dokumente / Histori, me Autor Ferit Duka. Shtëpia botuese: UET Press. Faqet e librit 466. ISBN 978-99956-39-21-1

Ky punim shkencor me vlera të shumta dhe të gjithanshme është një arritje e rëndësishme e autorit dhe e osmanistikës shqiptare. Ai rrok tema dhe probleme të larmishme të shekujve osmanë në viset shqiptare, që kanë të bëjnë me një nga periudhat më interesante të historisë së Shqipërisë. Libri mbështetet në analiza të thella shkencore dhe në një dokumentacion të pasur osman, çka e bën atë një vepër solide dhe me origjinalitet.