Shekulli i dreqit
Shekulli i dreqit është një grup i muzikës rok nga Struga, Maqedonia|Maqedoni i cili u themelua në vitin 1988 dhe gjatë jetës së tyre artistike kanë regjistruar tre albume nga te cilat vetem dy jane publikuar (Apocalipsa - 1993 dhe Kori i engjujve - 1995) të cilët kanë qenë krejtësisht të rrymës hard-rok, ndërsa tek i fundit(qe nuk u publikua kurre),ritmi dhe stili i tyre ishte më i butë. Fillimisht,ky grup eshte themeluar nga tre anetare entuzijast nga fshati Ladorisht i Struges gjate vitit 1988,edhe ate nga Qani Allka - kitarist,Menderes Lumani - kitarist dhe Samedin - Dini kengetari i pare i keti grupi.Keta ne fillim veprojne si grup ndejesh neper plazhet e qytetit,dhe me von,ky grup e merr formen e vet te grupit serioz kur ne te bashkangjitet me bateri Ergin Borova nga Struga.Me pas grupit i bashkangjiten Rufi Osmani me Bateri edhe Faton Pollozhani me tastature,dhe kulmin e vet e arrin kur keti grupi i bashkangjiten Nderim Selmani me solo dhe ritem kitare dhe Ardian Demiri me bas kitare(1993),te cilet me stilin e tyre Havy Metal,Shkullit te dreqit i dhane imazhin e nje grupi Hard Rock me ambicje te medha per sukses. Perberja definitive me te cilen ky grup i arriti sukseset me te medha ne karieren e vet muzikore ishte:Qani Allka - vokalist,Menderes Lumani - kitarist,Ardian Demiri - bass kitarist,Nderim Selmani - kitarist,Faton Pollozhani - tastature,dhe Bajrami ne bateri.Grupi funkcionoi me shum sukses dhe me shum turbulenca brenda tij deri ne fund te viteve 1997 kur nga rradhet e keti grupi u largua Nderim Selmani(shkoi ne Amerik)i cili me stilin qe luante ne kitare keti grupi i dha oreolen e Heavy Metal-it,qe kurr me von nuk mundi te zevendesoet me kitarist tjeter.Pas keti grushti te madh qe i ndodhi grupit,bendi pati nje periudhe pasive me ate qe u largua nga skena muzikore per plot 4 vite,dhe ne fund u rikthye duke incizuar edhe nji album tjeter ne vitin 2001 - Ura e Sherreve-(te tretin me rradhe, me ndihmen e Arben - Benit nga Zvicra)qe nuk u publikua kurre per shkak te financave,dhe i cili edhe sot e kesaj dite gjendet ne arkivin e grupit.Pas kesaj periudhe,grupi pati shum perpjekje per tu rikthyer ne skenen muzikore,mirepo,pati shum pak sukses ne kete. Definitivisht,grupi u shpernda pasi qe per here te fundit e dha koncertin e tij promovues per albumin e tyre te fundite - Ura e sherreve - ,por qe ne fakt qe koncerti i tyre perfundimtar i perbashket,edhe ate ne Tirane,ne nji atmosfere spektakolare te organizuar nga televizionet "Sot 7" dhe TV Arberija ne liqenin artificial te tiranes,ku grupi u paraqit me nji ekip spektakolar te perbere prej 15 anetaresh,ku u kenduan per here te fundit - live - kenget"S dot lejoj","Takimi ne varre","Ura e sherreve" si dhe 12 kenge te tjera,te pregatitur dhe te te performuar shkelqyeshem nga djemte e grupit dhe percjellja tjeter. Me pas ne vitin 2005 nga grupi u largua edhe bass kitaristi Ardian Demiri per arsye profesionale(punoi si avokat ne Struge)dhe me kete grupi e humbi edhe qellimin per te ekzistuar me tej.Pas nji kariere te gjate dhe te bujshme,viti 1988 llogaritet si vit i lindjes te keti grupi legjendar(legjendar sepse ka vepruar si bend Heavy Metal ne nji kohe kur ishte e veshtire te besh muzik dhe ti mbash floket e gjata)ndersa viti 2005 si viti i shperberjes te keti bendi,i cili gjithsesi do te mbetet ne analet e muzikes shqiptare ne pergjithsi,por ne vecanti i muzikes Rock dhe Hard Rock ne gjitha trojet shqiptare.
Anëtarët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Grupi “Shekulli i dreqit” përbëhet nga 5 anëtarë:
- Qani Allka - Vokalist
- Nderim Selmani - Kitarist
- Menderes Lumani - Kitarist
- Ardian Demiri - Bass kitarë
- Faton Pollozhani - Piano
- Rufi Osmani - Bateri
- Bajram Asani - bateri
Veprat muzikore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Takimi në varre—
- Kur folin ëngjujt
- Mosha e dashurisë
- Të ecim ngadalë
- Zemër ju nuk keni dot
- Ne moshen e dashurise
- Lot për ty
- Zemer ju nuk keni dot