Shenjtorja Zlata
Zlata e Maglenit (vdiq në 18 tetor 1795) ishte një shenjtore ortodokse e shekullit të 18 si dhe martire e re.
Zlata lindi në shekullin e tetëmbëdhjetë në fshatin me emër Slatina, në provincën Meglen (në Greqinë e sotme) në një familje të varfër fshatarësh mes tre vajzash të tjera. Teksa një ditë Zata doli jashtë për tu furnizuar me ujë, disa turq e rrëmbyen atë. Kur një prej tyre e nxiti Zlatën që të konvertohej në myslimane dhe të bëhej gruaja e tij, Zlata u përgjigj: “Unë besoj në Krisht, dhe vetëm atë njoh si bashkëshortin tim. Unë nuk do ta mohoj kurrë atë, edhe pse ju do të më torturoni dhe do të më sakatoni në qindra pjesë”. Kur prindërit dhe motrat e gjetën atë, prindërit nisën ti përgjëroheshin asaj: “O bija jonë, ki mëshirë për veten si dhe për ne, për prindërit dhe për motrat e tua; mohoje Krishtin vetëm me fjalë, në mënyrë që të gjithë ne të jemi të lumtur, pasi Krishti është i mëshirshëm. Ai do ta fali një mëkat të tillë, të kryer për shkak të rrethanave të jetës.” Prindërit, motrat dhe të afërmit e saj nisën të qanin. Gjithsesi Zlata rezistoi. Ajo iu përgjigj: “Kur ju më këshilloni që të refuzoj Krishtin si Zotin e vërtetë, ju nuk jeni më prindërit apo motrat e mia. Unë kam Jezu Krishtin si babanë tim, Theotoksi si mamanë time, si dhe shenjtorët si vëllezërit dhe motrat e mia”. Më pas turqit e dënuan atë në qeli për tre muaj, duke e rrahur me kamxhik çdo ditë. Më në fund ata e lidhën atë me kokën poshtë, dhe ndezën një zjarr në mënyrë që tymi t'i zinte frymën, por ajo mbijetoi. Në fund ata e lidhën atë në një pemë dhe e sakatuan në copa të vogla. Ajo u vra në 18 tetor 1796. Pjesë të saja u morën si relikë nga të krishterët në shtëpitë e tyre si formë bekimi. Kisha Ortodokse Bullgare i zhvillon festat fetare në 18 tetor, gjithashtu dhe kisha ortodokse në Greqi, Rusi, Serbi dhe Maqedoni. Biografia e saj prej shenjtoreje u shkruajt nga Nicodemus Hagerioti. Në Maqedoni dhe Bullgari shenjtorja Zlata përshkruhet si një grua e re, e veshur me kostum folklorik. Në Bullgari Shenjtorja Zlata është shenjtorja mbrojtëse e të gjithë bullgarëve, të cilët jetojnë jashtë.
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Житие и страдание на Света Великомъченица Злата Мъгленска. (Life and Suffering of Saint Great Martyr Zlata of Maglen) Stampa:Bg icon
- Национална библиотека "Св.св. Кирил и Методий" Stampa:Bg icon
- Страдање Свете великомученице ЗЛАТЕ Мегленске (Suffering of Saint Great Martyr Zlata of Maglen) Stampa:Sr icon