Shkalla e Tujanit
Appearance
Shkalla e Tujanit është grykë e ngushtë 1000 metra e thellë, e çarë nga gëlqerorët e vargut malor Krujë-Dajt nga lumi i Tiranës. Veçon malin e Dajtit nga mali i Priskës së Vogël (1241 metra). Në gëlqerorët janë zhvilluar mjaft dukuritë karstike si shpella, etj... Në të dalë të grykës, lumi i Tiranës ka formuar kanione të ngushta në gëlqerorët.