Shkodran Tolaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shkodran Tolaj
Lindi16 prill 1980
OrigjinaDeçan
ZhanretOpera, Pop
Këngëtarë

Shkodran Tolaj (lindi më 16 prill 1980) është këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Në skenën e muzikës klasike është i njohur si tenor i cili ka vepruar më tepër se një dekadë në Gjermani. Specializimet e fundit për vokal i ndoqi tek profesori meksikan, tenor i injohur në botë Francisko Araiza. Gjatë punës me të ka realizuar rolet e Puccinit: Rodolfo tek "La Boheme" dhe Pinkerton nga "Madam Batterfly". Ka bashkëpunuar me Filharmoninë "Orso" të Gjermanisë ku ka realizuar rolin Barin ka hy në operetën "Zigeunbaron" të J. Strauss. Ai është tenor i cili përveç roleve të mëdha operistike botërore, ka përformuar me sukses në veprat moderne të kohës. Ka performuar dhe në skenat franceze dhe zviceriane ku është cilësuar si tenor shumë dimensional i cili përshtatet në të gjitha karakteret kompozicionale dhe epokale muzikore. Ka më tepër se një vit që kontribuon në jetën artistike në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Shkodrani përfaqëson një tenor shqiptar të përmasave ndërkombëtare. Veç këngësh dhe për punimesh shumë suksesshme si autori vlejnë të përmenden këngët “Rini thuaja këngës” interpretuar nga grupi “Ilirët” dhe “Shqipet e Uskanës” interpretuar nga ai vet në shoqërim të Besiana Mehmetit dhe vëlleërve Dervishi. Kritika gjermane e ka cilësuar si zë të rrallë e me potencial të jashtëzakonshëm. Eshtë pjesë e shumë Cd-ve kolektive të inçizuaranë Gjermani. Ndërkaq ndër Cd-të individuale vlejnë të përmenden “Hape zemrën” me këngë të muzikës së popllarizuar dhe Cd e fundit e cila iu dhurua publikut në koncertin e 20 marsit me arie dhe këngë të popullarizuara “Impresione”.