Shkolla Normale e Shoqërisë Brita

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shkolla Normale e Shoqërisë Brita institucion i mesëm arsimor me profil pedagogjik, i themeluar në Bukuresht më 1892, me nismën e shoqërisë «Drita». Ishte shkollë e mesme, e ndoqën shqiptarë të mërguar dhe rumunë, konviktorë e të jashtëm. Mësimet jepeshin në gjuhën shqipe dhe rumune. Ndër tekstet mësimore janë përdorur veprat shqipe të botuara nga shtypshkronja shqiptare në Bukuresht, si libri «Leçitja shqipe» (1887), si dhe «Gramatika e gjuhës shqipe» («Gramatica limbii albaneze»), tekst që u përgatit posaçërisht për këtë shkollë.