Shkolla Shqiptare e Athinës
"Shkolla Shqiptare e Athinës" libër me Autor Abdurahim Ashiku.
Nga parathënia e librit:
Shoqatat, shoqëritë, grupimet, të majtë, të djathtë, të qendrës, të tokës, të qiellit...flasin për kartat, lejet e qëndrimit, bashkimin familjar, nënshtetësinë... ...Kanë të drejtë, bashkohem me ta. ...Për mua këto do të shuhen me një ligj, me një dekret presidencial, me hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.... ...Ajo që nuk zgjidhet me asnjë ligj, me asnjë dekret, edhe me hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është GJUHA E NËNËS, Gjuha Shqipe. Shqiptarët po humbin identitetin gjuhësor. “...Fëmijët tuej nuk e mësojnë gluhën e mëmës, nuk kanë disirë të kthenenë në Skipëri, do të bënenë grekër si na...” Më ka ngelë në vesh e më ka mbet plagë në shpirt kjo frazë e një taksixhiu arvanitas, ndërsa udhëtonim rrugëve të Athinës... “Shkolla Shqiptare e Athinës”, kurset për mësimin plotësues të gjuhës shqipe, në embrionin e ecjes përpara, kërkojnë krahë të fortë, krahë që duhet tu bëhen prindërit, fëmijët, pushteti dhe shteti, Evropa... Jepuni krahë, jepuni zemër të ecin, të fluturojnë...