Shkolla e lartë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Shkolla e Lartë është një institucion i arsimit të lartë krahas me kolegjet dhe politeknikumet. Shkollat e larta mund të jenë publike ose private, dhe ato ndryshojnë në mënyrën e themelimit. Shkollat e larta publike vendosen me dekret qeveritar, ndërsa shkollat e larta private themelohen nga një vendim i themeluesit, në përputhje me rregulloret që kanë të bëjnë me themelimin e institucioneve.

Shkollat e larta në disa vende janë relativisht të ndryshme nga universitetet, sepse themelimi i një universiteti rregullohet me ligj dhe çka është më e rëndësishme, universitetet mund të krijojnë institucione të tjera të arsimit të lartë (fakultete, akademi artistike, departamente etj.), ndërsa shkollat e larta nuk munden. Shkollat e larta si institucione të arsimit të lartë e kryejnë veprimtarinë e tyre duke u bazuar në një leje të lëshuar nga ministria përkatëse.

Shih edhe[redakto | përpunoni burim]