Jump to content

Shkolla nëntëvjeçare "Fan Noli"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shkolla nëntëvjeçare "Fan Noli"
Stema e shkollës nëntëvjeçare "Fan Noli"
Stema e shkollës
Vendndodhja
Të dhëna
LlojiShkollë nëntëvjeçare
Themeluar më1964
Drejtoria arsimoreDAR Tiranë
DrejtoriMerita Nanaj[1]
Klasat5 (fillore)
4 (nëntëvjeçare)
Numri i studentëve1,500
Faqja e internetitInstitucionet arsimore Tiranë

Shkolla nëntëvjeçare "Fan Noli" është një shkollë e sistemit nëntëvjeçar në Tiranë dhe një nga shkollat më të njohura të Tiranës. Ajo gjendet pranë qendrës së kryeqytetit me një sipërfaqe rreth 3050 m².

Shkolla "Fan Noli" është themeluar në vitin 1964, dhe përpara reformave në arsimin parauniversitar ajo ka qenë një shkollë tetëvjeçare.Që prej vitit 1967 është ofruar studimi i gjuhës angleze si gjuhë e huaj.

Në vitin 2004 fillon rikonstruksioni i ndërtesës së shkollës e cila kishte më shumë se 30 vjet që nuk i ishte vënë dorë dhe që ishte tejet e amortizuar.Rikonstruksioni përfundon në vitin 2005, duke i dhënë shkollës mjedise të standarteve europiane.

Pamje e Shkollës "Fan Noli"

Shkolla "Fan Noli" ka një numër të konsiderueshëm nxënësish që mësojnë në të dhe godina e shkollës, e cila,pas rikonstruksionit, ka një sipërfaqe totale prej 3050 m².

Godina e rikonstruktuar ka një sërë facilitetesh, si 3 laboratorë (Gjermanisht,Anglisht,Informatike), 1 zyrë për Drejtorinë, 2 zyra për Nëndrejtorët, 1 sallë mësuesish, 1 bibliotekë, 1 sallë polifunksionale, 1 dhomë stomatologu dhe 1 dhomë mjeku, 1 dhomë për psikologun, ambientet ndihmëse të palestrës, 3 bokse nyje sanitare, 2 depo dhe 1 holl të madh.[2]

Ne fillim të vitit 2012 shkolla e ndryshoi fasadën e saj, duke u lyer me ngjyrat blu, lejla, rozë dhe ngjyrat bardhezi të Fan Nolit. Busti i poetit gjendet në një anë të oborrit të shkollës,përballë saj.Pjesa e përparme e saj është e pasur me një oborr dhe bimë të llojeve të ndryshme.

Shkolla ‘’Fan Noli’ është përzgjedhur si një nga 3 shkollat që janë futur në Projektin Pilot Gjerman në vitin 2012. Nxënësit më të mirë të klasave të pesta i ushtrohen provimeve në lëndët kryesore dhe në klasë të 6 grumbullohen në një klasë. Ata bëjnë cdo ditë Gjermanisht, pra të barazuar më Gjuhën Shqipe. Në klasë të 9 nxënësit japin provim më gojë, shkrim lexim dhe dëgjim. Ata që e kalojnë, marrin një Diplomë fillestare DSD1 dhe u jepet shansi të vazhdojnë në projektin gjerman tek Gjimnazi Sami Frashëri.Shkolla Fan Noli ka nxjerr nxënës të shkëlqyer ndër vite, të cilët kontribuojnë në shoqëri në Shqipëri dhe jashtë saj.Mes ish-studentëve të shkollës ka edhe Deputetë të Kuvendit apo anëtarë të Qeverisë.

Në kuadrin e rikonstruktimit, shkolla u zgjerua duke pakësuar sipërfaqen e oborrit që edhe aq sa ishte,kishte përmasa të vogla dhe ishte e përshtatshëm për kohën kur u ndërtua. Me vendosjen e sistemit nëntëvjecar, shkollës i shtohen edhe klasat e nënta, duke rritur mbingarkesën e shkollës. Shpesh nxënësit dalin nga oborri direkt e në rrugën automobilistike.Tanimë,në pjesën e jashtme janë vendosur bordura mbrojtëse. Pjeserisht ne oborr ose ne krah te oborrit jane nderuar si ndertesa ashtu edhe nje hotel qe ia kane zene frymen oborrit te shkolles.

Perdorimi i mjeteve moderne elktronike eshte ende mjaft larg niveleve bashkekohre.

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]