Jump to content

Shkollat Tetëvjeçare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shkollat Tetëvjeçare është hallka bazë e sistemit arsimor në RPSSH. Japin arsimin unik, të përgjithshëm dhe të detyruar për të gjithë fëmijët 6-16 vjeç. Nxënësit pajisen me arsimin e kulturën e përgjithshme fillestare, me bazat e edukatës politike, ideologjike, morale, estetike e fizike dhe marrin shprehitë e thjeshta të punës. Ata aftësohen që të vazhdojnë arsimin e mesëm dhe parapërgatiten për të marrë pjesë në jetë. Sh. T. përbëhet nga dy pjesë të lidhura ngushtë: cikli i ulët dhe cikli i lartë që përfshijnë nga 4 vjet. Pranimi fillon në moshën 6 vjeç që nga v. 1968. Ndjekja e Sh. T. është e detyrueshme me ligj që nga v. 1963. Deri atëherë hallka bazë pçrbëhej nga shkollat unike, të ngritura që më 1946, që përfshinin 7 vjet dhe që ishin bërë të detyrueshme prej v. 1952. Në sistemin arsimor të paraçlirimit shkollës unike i përgjigjej «shkolla qytetëse». Cikli i ulët prej 4 vjetësh quhej shkollë fillore. Më 1983 në të gjithë vendin kishte 1621 Sh. T., prej të cilave 1392 në fshat. Krahas zgjerimit dhe shtrirjes së Sh.T. ato kanë pësuar ndryshime edhe në strukturë dhe në përmbajtje. Gjatë aksionit të madh për revolucionarizimin e mëtejshëm të shkollës sonë niveli ideologjik e shkencor i mësimit në këto shkolla është ngritur cilësisht.