Shkollat e Mesme Teknologjike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shkollat e Mesme Teknologjike institucione arsimore të mesme profesionale 4-vjeçare, mbi bazën e shkollave 8-vjeçare. Sh. e M. T. i përgatisin nxënësit me formimin kulturor e shkencor të përgjithshëm dhe me aftësi teorike e praktike për të punuar sipas specialitetit në ind. ushqimore, në proceset teknologjike të ind. kimike e në drejtimin e pulteve të komandimit të linjave e fabrikave; në ind. e punimeve të qelqit, të qeramikës dhe të materialeve lidhëse të ndërtimit, si dhe për të vazhduar shkollën e lartë.