Shkollat e Mesme të Mjeshtërisë Sportive

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shkollat e Mesme të Mjeshtërisë Sportive institucione arsimore të mesme profesiorale me afat katërvjeçar për specialitete si: futboll, atletikë dhe gjimnastikë, të ngritura mbi bazën e shkollës tetëvjeçare. Në këto shkolla nxënësit pranohen me konkurs dhe aftësohen për të marrë pjesë në aktivitetet sportive si edhe për të ndjekur shkollën e lartë të kulturës fizike e të sporteve. Përveç mësimeve, zhvillohen praktika mësimore, puna prodhuese, edukimi ushtarak, takime sportive etj. Nxënësve u jepen kultura e përgjithshme, bazat teorike-shkencore e praktike ta përgatitjes së përgjithshme fizike e speciale, të përgatitjes teknike e taktike, si dhe njohuri e shprehi elementare për organizimin dhe zhvihimin e veprimtarive sportive.