Shkollat e mesme industriale

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shkollat e mesme industriale Institucione arsimore të mesme profesionale me afat katërvjeçar për specialitete të ndryshme si: mekanik i përgjithshëm, teknolog, riparues axhustator, motorist gjenerik, mekanizator i bujqësisë, elektrik, elektronist industrial etj., Janë ngritur mbi bazën e shkollës tetëvjeçare. Këto shkolla funksionojnë në të gjitha rrethet e vendit dhe i përgatisin nxënësit për sektorë të ndryshëm të ekonomisë, për të punuar në degët kryesore të prodhimit industrial. Deri më 1969 këto shkolla quheshin «teknikum», «politeknikume» etj. Një nga shkollat më të mëdha e më të vjetra industriale është shkolla e Mesme Industriale «7 Nëntori» (Politeknikumi «7 Nëntori»).