Shkollat e mesme mjekësore
Appearance
Shkollat e mesme mjekësore Institucione arsimore të mesme profesionale, me afat katërvjeçar, që përgatisin nxënësit me aftësi teorike e praktike për të punuar në institucionet shëndetësore të të gjitha kategorive, si dhe për të ndjekur shkollën e lartë. Përveç lëndëve themelore të arsimit të mesëm të përgjithshëm, nxënësit aftësohen sipas specialitetit për të zbatuar procedurat e ndryshme mjekësore, për të dhënë ndihmën e parë mjekësore etj, nëpërmjet praktikave profesionale.