Shkollat e mesme të arsimit të përgjithshëm
Shkollat e mesme të arsimit të përgjithshëm Institucione arsimore të mesme të arsimit të përgjithshëm me afat katërvjeçar, të ngritura mbi bazën e shkollave tetëvjeçare.
Përgatisin nxënësit me formim të përgjithshëm ideologjik, shkencor e politeknik, për t’iu përshtatur llojeve të ndryshme të punëve si dhe për të ndjekur shkollan e lartë. Japin njohuri bazë të shkencave politike-shoqërore, të shkencave të natyrës dhe disa njohuri me karakter teknik, të lidhura me jetën, prodhimin e praktikën. Në përfundim të shkollës nxënësit u nënshtrohen provimeve të pjekurisë. Shkollat e këtij tipi deri më 1968 quheshin «Lice» ose «Gjimnaze». Më i vjetri në Shqipëri është Liceu Kombëtar i Korçës. Më 1922 është hapur Gjimnazi i Shkodrës, më 1923 ai i Gjirokastrës, ndërsa ai i Tiranës më 1925.