Shkollat pa Shkëputje nga Puna
Shkollat pa Shkëputje nga Puna instifucione shtetërore mësimore-edukative, të njëllojta nga niveli dhe përmbajtja me shkollat e tjera, por me strukturë dhe plan mësimor të veçantë, në përshtatje me kushtet e nxënësve në moshë të rritur, të cilët i ndjekin mësimet pa u shkëputur nga puna. Rrjeti i këtyre shkollave është një nga format për masivizimin e arsimit, që lehtëson ndjekjen e shkollave nga punonjësit e fshatit e të qytetit, të cilët kanë marrë arsimin e detyrueshëm tetëvjeçar. U çelën në vitet e para pas Çlirimit dhe janë quajtur edhe shkolla të mbrëmjes ose të natës deri më 1968. Shkollat e mesme profesionale për punëtorë e kooperativistë pa shkëputje nga puna rregullisht janë të profileve të ndryshme, një ose shumëdegëshe. Afati i studimit zgjat rregullisht një vit më shumë se në shkollat me shkëputje nga puna. Nxënësve e studentëve u krijohen kushte lehtësuese: u shkurtohet orari i punës, marrin leje të paguar për dhënien e provimeve dhe për kryerjen e detyrave të tjera që kërkon përgatitja mësimore. Një formë tjetër e këtij lloji arsimi është edhe shkolla me korrespondencë.