Jump to content

Shkrimet e para shqipe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dokumenti i parë i datuar që njohim gjer më sot në gjuhën shqipe është “Formula e pagëzimit” e vitit 1462. Një tjetër dokument pas tij, “Fjalorthi i fon Harfit”, i përket vitit 1496. Të dy shkrimet janë në dialektin verior. Libri i parë shqip i njohur gjer më sot është ai i Gjon Buzukut i vitit 1555. Ka dëshmi që tregojnë se ekzistonte një traditë më e hershme e shkrimit të shqipes. Ndër to, mund të përmendet pohimi i Gulielm Adaes i vitit 1332, që thotë se shqipja kishte libra të vetat. Para vitit 1515 kronisti osman Ruhi Çelebi flet gjithashtu për shkrime në gjuhën shqipe.