Shkrimtari (roman)
Shkrimtari roman, Autori: Mehmet Myftiu. Botuesi: Toena. Faqet e librit 240.
Një roman që ka dalë nga arkivat personale së të bijës së autorit, nga ku ishte mbyllur për rreth 46 vjet. Botimin e parë e njohu menjëherë pas rënies së komunizmit, në vitin 1991, ku u botua pjesëpjesë më pas sërish në 1994, ndërsa botimi i tretë (ai që ka në dorë lexuesi nga Shtëpia Botuese Toena) është përfundimtari. Është fati i trishtë i autorit dhe i njerëzve të tij të cilëve përveçse emrat nuk u ka ndryshuar asgjë. Romanin e rrëfen Mehmet Myftiu, nën petkun e Besnik Dajtit. Përndjekjet që komunistët u bënë intelektualëve shqiptarë nuk i shpëtoi as autori, i cili megjithëse nuk u internua, u përjashtua nga Lidhja e Shkrimtarëve, dhe e kaloi jetën duke shitur cigare. Kadare shprehet për të: Ishte në stilin e tij të mos mposhtej. Gjatë gjithë kohës që ai vuante e dënohej për shkak të librave, letërsia në rrethin e tij familjar quhej një mallkim. Shumë herë të afërmit, vëllezërit, i thoshin të hiqte dorë prej saj, por ai s’kishte pranuar kurrë. Duke mos e penguar vajzën e tij t’i hynte rrugës së rrezikshme, ai shpallte se ishte i vendosur të shkonte gjer në fund, kundër fatit.