Shkumbin Demalijaj
Appearance
Shkumbin Demaliaj ishte anëtar i Kuvendit të Kosovës nga Grupi Parlamentar i AKR-së në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008. Jurist i diplomuar, Demaliaj kishte mbajtur disa pozita udhëheqëse: drejtor ekzekutiv në Kuvendin Komunal në Deçan, nëpunës administrativ në Asamblenë Komunale në Deçan, kurse më 2005 ishte kryeshef ekzekutiv i AEPI në Mininstrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Përveç gjuhës amtare Demaliaj flet edhe gjuhën angleze dhe serbe.