Sholta
Appearance
Sholta - ishull në Kroaci, përballë Splitit. Ka një sipërfaqe prej 58.98 km2 dhe një popullsi prej rreth 1700 banorësh. Pika më e lartë e ishullit është 236 m mbi nivelin e detit. Ishulli është i thatë, karstik dhe i mbuluar nga makia dhe pishat mesdhetare. Nuk ka burime ujore, por banorët kanë ndërtuar sterna të mëdha për të grumbulluar ujin e shiut, i cili përdoret për përdorim shtëpiak dhe bujqësi. Ekonomia e ishullit mbështetet kryesisht në bujqësi (vreshta e ullishta), turizëm e peshkim.