Shoqëria feudale

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Feudalizmi lidhet me shtetin frank.Pas Dyndjes së Popujve,dhe Rënies së Perandorisë Romake të Perëndimit,u krijuan shtetet romano-gjermane,njëri prej tyre ishte ai i Frankëve.Frankët siguronin mbështetjen e Papatit të Romës.Në vitin 800,Karli i Madh i Frankëve u kurorëzua nga Papa Leoni III,perandor. Perandoria e tij u quajt Perandoria e Shenjtë Romake.

Karli nuk e drejtonte dot këtë perandori të madhe,pasi ajo shtrihej në të gjithë Evropën Perëndimore.Ai ua dha tokat kalorësve të tij,me kusht që ti qëndronin besnik në ushtrinë e tij.Këta ua dhanë tokat kalorësve të tjerë.Kështu lindi një zinxhir pronarësh që vareshin nga njëri-tjetri.Ata kishin tituj si : Baron,Kont,Dukë dhe kalorës.Kështu lindi një proces i madh. Feudalizmi,toka e dhënë me kusht u quajt "Feud",dhe pronari u quajt "Feudal".

Feudalët krijuan hierarkinë e tyre. Në krye qëndronte mbreti,pastaj vinte duka,konti,baroni dhe në fund kalorësit.Kjo varësi quhej në mesjetë vasalitet.Mbretit i bindeshin vetëm dukët,të tjerët nuk vareshin prej tij.Kjo nxiti anarkinë dhe luftën mes feudalëve.

Procesi i feudalizmit u shoqërua me krijimin e tri grupeve të mëdha shoqërore:feudalët që ishin pronarë të mëdhenj tokash,kleri dhe popullsia.Kjo përbëhej nga banorët e fshatit,të ndarë në fshatarë të lirë e bujkrobër dhe banorë të qytetit,si:zejtarët,tregtarët dhe punonjës të ndryshëm,si:shërbyes,çirakë,punonjës ngarkim-shkarkimi etj.Rreth 90% të popullsisë,e perbënin bujkrobërit.Bujkrob do të thotë "rob i tokës" dhe quhej kështu,sepse jetonte me tokën dhe nuk mund të largohej prej saj.Bujkërobërit merrnin nga feudali një ngastër toke dhe e punonin atë përkundrejt detyrimeve ndaj pronarit të tokës.

Burimi i të dhënahve[redakto | redakto tekstin burimor]