Jump to content

Shoqata Amerikane e Psikologjisë

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shoqata Amerikane e Psikologjisë është organizata më e madhe shkencore dhe profesionale e psikologjisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe si e tillë ka rreth 117,500 anëtarë duke përfshirë psikologë, pedagogë, mësimdhënës, mjekë dhe studentë.

Shoqata Amerikane e Psikologëve është themeluar në korrik të vitit 1892 në Universitetin Klark, nga një grup prej rreth 30 anëtarëve ndërsa në vitin 1916 kjo organizatë numëronte mbi 300 anëtarë. Presidenti i parë i saj ka qenë psikologu i shquar amerikan Granville Stanley Hall. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Shoqata APA u bashkua edhe me një varg organizatash tjera simotra kështu që në vitin 1944 ajo kishte nëntëmbëdhjetë departamente. Nga viti 1960 e deri në vitin 2007 numri i departamenteve u ngrit në 54. Sot ajo është e lidhur me 60 shtete dhe territore si dhe me Shoqatën e Kanadasë.[1]

Shoqata APA publikon revistën e saj zyrtare me titull American Psychologist. Krahas kësaj ajo nxjerr edhe rreth 74 revista të specializuara si p.sh.

  • Behavioral Neuroscience
  • Developmental Psychology
  • Emotion
  • Health Psychology
  • Journal of Applied Psychology
  • Journal of Comparative Psychology
  • Journal of Experimental Psychology
  • Journal of Experimental Psychology: Applied
  • Journal of Family Psychology
  • Journal of Occupational Health Psychology
  • Journal of Personality and Social Psychology
  • Psychological Bulletin
  • Psychological Review
  • Psychology and Aging
  • Psychology of Addictive Behaviors
  • Psychology of Violence
  • School Psychology Quarterly

Shoqata APA ka publikuar me dhjetëra libra, si p.sh.

  • Publication Manual of the American Psychological Association (Concise Rules of APA Style),
  • The APA Dictionary of Psychology,
  • Encyclopedia of Psychology (8 vëllime)[1]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ a b Shih faqen në gjuhën angleze American Psychological Association 9.05.2016.