Shoqata Atdhetare Kulturore "Gora"
Shoqata Atdhetare Kulturore ‘’Gora ‘’me qendër në Tirane.
Kjo shoqate është krijuar me 27.04.1998 me vendim te gjykatës se Tiranes Nr. 1577, në baze te ligjit Nr. 7850 date 29.07.1994.
Qëllimi i Shoqatës Atdhetare Kulturore ‘’Gora’’ është te njohe, studioje, mbaje gjalle dhe te propagandoje kulturën, arsimin, traditat, zakonet, folklorin, patriotizmin dhe luftën për liri e pavarësi te gorareve. Te evidentoje kontributin e figurave te shquara sipas përudhave historike. Te ngrejë në një shkalle me te larte ndërgjegjen atdhetare për forcimin e unitetit te kombit në tërësi dhe ndërmjet gorareve në veçanti për kushtet e sotme te zhvillimit e përparimit te mëtejshëm te sistemit demokratik te vendit. Por para se te flasim për aktivitetin e saj le te përshkruajmë kush është krahina e Gores dhe ku shtrihet ajo nga ana gjeografike dhe traditat e saj.
Krahina e Gores është ndër krahinat e vjetra te vendit, e njohur për karakteristikat e saj formuese dhe etnografike me vete. Krahina e Gores ndodhet në Qarkun e Korçës në veri-perëndim te qytetit te Korçës. Ajo kufizohet në veri me krahinën e Mokrës në rrethin e Pogradecit dhe me rrethin e Gramshit, në lindje me fushën e Korçës, në perëndim me krahinën e Oparit dhe në juge me zonën e Vithkuqit.
Krahina përshkohet nga lumi Devoll dhe nga rruga automobilistike Maliq –Gramsh që ndjek rrymën e lumit dhe ndan krahinën në mes. Në te dy anët e lumit gjen gryka te formuara nga përrenj te rrëmbyeshëm, që zbresin nga malet e derdhen në Devoll. Me i fuqishëm nga këta është ai që ka marre emrin ’’Lumi i Selces’’, i cili nis nga Guri Kamjes dhe në rrugë e sipër mbledh dhe ujërat që rrjedhin nga mali i Lenies.
Në te djathte te lumit Devoll ngrihen madhështore malet e Lenies, Guri Kamjes simbol i shoqatës tone, Guri i Bletes e Kozelit. Ndërsa në ane te majte te lumit ngrihen malet e quajtura Varri Plakes, Borigat e Shipckes ato te Shen Prodhonit deri në Lirez, Bakolla, dhe mali I Kostomano mbi Voskopoje. Maja me e larte është ajo e Valamares me mbi 2300 m mbi nivelin e detit me liqenet e bukur pranë saj.
Në trojet e krahinës se Gores rritet një larmi pemësh drufrutore e jo drufrutore si molla me 13 lloje te vendit dardha me 20 lloje, qershia, e kumbulla Gorare ku del rakia me fame prej saj ku pihet në dasma e gostira nëpërmjet dollisë gorare si dhe drurët pyjore si pisha, bredhi, rrobulli, dushku që përbejnë një pasuri te madhe për zonën. Krahina e Gores ka klime te ashpër kontinentale me dimër te ashpër e dëbore si dhe me vere disi te thate. Simbas studimeve te lashtësisë del se kjo zone ka qene e banuar qysh në kohërat parahistorike dhe emir i saj ka prejardhje nga sllavishtja ku ‘’Gore’’do te thotë ‘’Mal’’ ose ‘’Malësi’’. Banoret ilire te trevës se Gores kane qene në lufte me popujt që deshën te zaptonin trojet e tyre. Neper Gore kane kaluar Hunet, Sllavet me vone Turqit, por Goraret kane luftuar me pushke e me pene për lirinë e zonës se tyre dhe për lirinë e Shqipërisë. Në fundin e shekullit te XIX dhe fillimin e shekullit te XX u formuan çetat e para patriotike si ajo e Kapedan Kajo Babjenit, i cili bënte pjesë në Komitetin për Çlirimin e Korçës, si dhe çeta e Ismail Derdushes etj. Para shpalljes se pavarësisë u krijua Komiteti i Fshehte Krahinor në te cilin bënte pjesë Kajo Babjen, Xhelo Selca, Feim Zbogji, Ismail Strelca, Tosun Derdusha, Fetah Goca, Koci Plovishti, Cane Lozhani, Pasho Krushova, Pasho Kolaneci, Asllan Dolaneci, dhe Telha Senishti. Me 28 korrik te vitit 1912 çetat e Gores u bashkuan në Gurin e Kamjes ku ngritën Flamurin Kombëtar dhe vazhduan duke çliruar qytetin e Pogradecit. Kështu kane vazhduar goraret edhe mbas shpalljes se Pavarësisë edhe gjate luftës Na-Çl. Kundër pushtuesve italiane dhe gjermane dhe krijoi çetat e saj si ajo e Heroit te Popullit Teki Kolaneci etj. Mbas çlirimit Gora mori një zhvillim në te gjitha drejtimet ekonomike dhe kulturore. Në vitin 1945 popullsia e krahinës se Gores arrinte në 13500 frymë. Por goraret kane qene arsimdashës si para çlirimit edhe mbas çlirimit ku u hapen shkolla në çdo fshat dhe sot funksionon një shkolle e mesme e përgjithshme në qendër te Gores. Por Gora dhe goraret kane Doket dhe Zakonet e tyre si mikpritja e veçante për ketë zone me atë rakinë e kumbullës gorare me veshjet e saj karakteristike, me burra te bëshëm dhe punëtore me gratë punëtore dhe te palodhura. Mbas viteve 1990 me vendosjen e demokracisë dhe me lëvizjen e lire te njerëzve popullsia e gores u pakësua me cvendosjen e tyre në vendet e zonave te ulëta. Por kjo nuk do te thotë se goraret e kane harruar vendin e tyre, ata kthehen here mbas here aty ku kane te paret e tyre. Ata janë kthyer për te rregulluar shtëpitë e tyre ku vine pushojnë në vere apo në dimër në ajrin e pastër te fshatrave te tyre. Në Gore ka filluar te shfrytëzohen ujërat e saj në ngritjen e hidrocentraleve te vegjël. Ngritja e hidrocentraleve mbi lumin Devoll do ti japë me shume rendësi infrastrukturës rrugore. Në Gore janë krijuar fermat blektorale me nga 300-400 krerë me te dhirta dhe te leshta ku me prodhimin e tyre blektoral konkurrojnë në te gjithë vendin tone. Qedra e Gores është populluar me shume me ato lokalet ku ju shërbejnë klientëve me rakinë e kumbullës gorare. Pra vlerat e Gores duhet te ruhen ky është dhe qëllimi i Shoqatës Atdhetare Kulturore ‘’Gora’’. Ajo ka punuar dhe punon me aktivitete te ndryshme në përkujtim te dativë historike dhe te te njerëzve që kane punuar për gore. Ajo sot funksionon me degët e saj në te gjithë vendin ku ka gorare si dhe ka dege te saj edhe në Amerike e në vende te tjera te botes. Tani me në krye te saj kryetari e palodhur z Besim SHyti dhe kryesine dhe degët neper rrethe si dhe punën e mire te koordinatorit te saj Z Arben Rroko, po punon për ta pritur 100 vjetorin e Pavarësisë me sa me shume aktivitete. Ftoj intelektuale dhe gorare kudo që ndodhen ta ndihmojnë Goren duke ja ngritur vlerat e saj. Ftoj dhe biznesmenë gorare për te ndihmuar shoqatën në anën financiare për aktivitetet që organizon shoqata.
Senishti ne Gore Senishti eshte fshat ne krahinen e Gores,te Qarkut Korce.Shtrihet ne jug-perendim te qytetit te Maliqit ne te majte te rrjedhes se lumit Devoll dhe te rruges automobilistike Maliq- Lozhan-Gramsh.Ai ngrihet mbi nje pllaje malore, qe topografisht ka formen e nje piramide,baza eshte lumi Devill gati 4 km maja e saj eshte cuka e Grihezes 1548 m lartesi.
Ne lindje kufizohet me fshatrat Bos ,Plovisht dhe Gjyras dhe ne Perendim me fshatrat Tresove dhe Dolan ne Veri me Babjenin dhe Qencken dhe ne Juge me Shipcken dhe Gjonomadhin.
Nga pikpamja gjeo-fizike eshte me terren malor ,por fshati shtrihet ne nje pllaja deri diku te sheshte dhe mbi te vine duke u ngritur malet qe perfundojne ne pllaja te sheshta me kullota.Ndodhet ne lartesine 1270 m/2 mbi nivelin e detit.Ka nje klime te ashper ka qene me e theksuar ne shekullin e kaluar ku debora shkonte deri ne nje meter, por tani me ngrohjen globale debora eshte me e paket.Ka te zhvilluar blektorine dhe pemtarine .por mbillen dhe kultura te tjera.Numerohen deri ne 25 lloje dardhe te vendit si sherbetlja,muzhake,elbjet ,sinkat ,bishnja ,rrutullare,e ato dimeroret ,kallanjat,tirankat e te tjera po keshtu edhe shume lloje molle te vendit si e mirenjohura e zones karapashka me aromen e saj karakteristike ,ka rreth 25 specie te pemeve frutore si vadhat, thanat, gorricat, qershite e fameshme te vendit belicat,mani I zi ,kumbulla rrumbullake qe perdoret per raki dhe narden ,kumbulla e fameshme vjeshtore per raki Gore dhe oshafet ushqim tradicinal gorar etj. Ka qene tradite e barinjeve te fshatit qe ne kohen e pranveres kur ishte koha e shartimit mbanin bicak me vehte dhe shartonin dardha molle qershi ku ndodheshin nen shartesa si gorrice e eger,molle e eger dhe qershi e eger keshtu qe kur shkonje per te bere dru ne mes te pyllit mund ti shijoje dhe keto fruta.Flasim per traditen e para viteve 90 se tani fshati pothuajse eshte braktisur dhe kjo tradite ka humbur dhe ku pyjet pothuajse jane prere dhe pemet frutore jane perdorur per dru. Ata pak banore qe kane mbetur mbahen me blektori .
Por le te vazhdojme te flasim per fshatin ne vite.Fshati eshte I rrethuar me pyje ahu ,dushku etj.Ka mbi 20 lloje druresh pyjore si panja,shkoza,dellinja, lajthia,pisha qe shtrihet ne kufi me Voskopojen etj. Ne vjeshte krijohet nje natyre me te gjtha ngjyrat. Nga uji nuk dallohet I bollshem ne fshat ishin jane cezmat e mehalles poshte ne vitet para 90 u suall uji I Sfratit shume I mire. Perimet mbilleshin ne zonen e Topilave dhe te Mburackave te cilat kishin uje me bollek te fameshme jane burimet anes rruges automobilistike qe quhen nga te gjithe me emrin’’ Cezmat e Senishtit’’ me uje te ftohte dhe te lehte ose uje lajthie si I thone.te ndertuara qysh ne vitet 1930 kur italianet filluan te ndertojne rrugen Maliq-Gramsh.Jane te skalitur ne gur por nuk dallohet shume personat qe I kane ndertuar.Per kete veper natyrore behet shume pak per ta mirembajtur dhe per te investuar ,aty mund te ngrihet dhe nje pike turistke .qytetaret e zones se Maliqit festat tradicinale shkojne e I bejne aty ne hijet e lajthive dhe buze shusherimes se lumit Devoll duke pire ujin e ftohte te cezmave, nuk ka udhetar qe te mos ndaloje aty,I famshem eshte uji I Vithosurave .uji qe del afer ures se Senishtite nen xhade keto jane perla te Senishtit por qe jane me pjesen e poshteme te tij.Mullinjte e blojes ishin ne pjesen e poshteme te fshatit.Kryesisht private pastaj u shtetezuan. Shtepite kane qene dy kateshe te ndertuara me gure dhe te mbuluara me piloca ,mbas viteve 60 filluan te ndertoheshin njekateshe me gur e me tulla te mbuluara me tjegulla.Mendohet qe banoret e pare te kene erdhur rreth viteve 1500 dhe emri Senisht vjen nga sllavishtja Senisht=sena ,bar I njome I kositur.Perbehet nga keto fise i Tahirllareve,Caushllareve,Mersinllareve ,Ahmetllareve ,Kapxhillareve,Toskeve,Matrakeve,Arifllareve,Rrokollaret. Mendohet qe popullsia te kete qene krishtere por me pushtimin turk u kethyene me detyrim ne myslimane. Kjo vertetohet me shme emerime si Shkembi I Pirros,Bregu I Kishes fshatrat ne kufi Shipcke etj.Ne qender te fshatit ishte xhamia e ndertuar para viteve 1900 qe me vone u prish nga sistemi socialist.Hoxhe Velikua kishte kryere Medrsene e Stambollit.Festoheshin me shume krenari festat fetare.Ate dite ishte dite pushimi ,u prish kjo tradite e bukur nga sistemi komunist dhe u rikethye pas viteve 90 por xhamia nuk eshte ndertuar.Ketu u bej thirrje Senishtereve kudo qe jane dhe atyre qe tani jane bere biznesmene te investojme per te vetmin monument fetar qe ka pasur Senishti me I vjeteri ne zone.E vecante eshte mikpritja e Senishtereve sidomos e miqeve.ku e vecante ka qene dollia Gorare me rakine e kumbulles. Dollia ka lindur ne respekt per mikun ose shoket qe vine ne shtepi,ky zakon eshte ruajtur ne shekuj edhe sot ruhet me fanatizem, panvaresisht se kane ikur ne shume vende te Shqiperise dhe te botes ,po t’ju vesh ne shtepi nuk te lene pa dolli shendetet qe ngrihen behen ne numur tek kryesisht per miqte qe kane ardhur, te paren e ben I zoti I shtepise dhe pastaj I pari miqeve qe ngre shendete per fisin e te zotit te shtepse dhe nje dolli e trete nga radha e vllazerise mund te mbyllet muhabeti duke bere 3 deri ne 5 dolli me perpara rakia pihej vetem me meze dhe pastaj sillej buka.Ka qene dhe eshte nje fshat me tradita te medha patriotike dhe me nje shtrirje natyrore te vecante,por mbas viteve 1990 popullsia ka levizur ne shume vende te Shqiperise dhe te botes .Per kete arsye disa intelektuale dhe banore te fshatit moren inisjativen qe cdo vit te behej festa Senishtit.
Kjo doli e nevojeshme mbasi pjesa me e madhe e banoreve jetojne ne shume vende te Shqiperise dhe te botes dhe kishin nevoje te takoheshin me njeri tjetrin dhe te sillnin kujtimet e fshatit.Me kembengules per kete problem kane qene Hysni RRoko, Fidai Caushllari. Shyqyri RRoko, Rexhai Matraku, Guri Mersinllari A.Tahirllari, Lefter Rroko etj. Ne mbledhjen e pare te grupit inisjator u vendos qe viti I pare I festes te behej me 2 shtator 2007 tek ura e Senishtit ora 10 dhe aty me mendimin e gjithe pjesemarresve do te vendosej si do te festohej ne vitet e tjera.Me nje pjesmarrje shume te madhe u be festa e fshatit Senisht ne kete date dhe aty u vendos qe cdo vit festa te behej te djelen e pare te shtatorit ora 11.Kjo u krjua tradite dhe cdo vit aty mblidhen Senishteret ku nepermjet kenges dhe gezimit dhe te dolliese buze lumit Devoll kalojne nje dite te bukur.Eshte krijuar dhe nje fletore ditari ku pjesmarresit te vegjel dhe te rritur hedhin kujtimet e tyre.Ju bej thirrje te mos e zbehim kete feste kaq te bukur te fshatit tone.