Jump to content

Shoqata Bashkimi i intelektualëve shqiptarë në Zvicër (BISHZ)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shoqata Bashkimi i intelektualëve shqiptarë në Zvicër (BISHZ) është themeluar më 29.11.1997. BISHZ ka për qëllim që të bashkoj potencialin intelektual shqiptar në Zvicër dhe ta vendosë atë në shërbim të çështjes kombëtare në përgjithësi dhe komunitetit shqiptar në Zvicër dhe më gjërë. BISHZ është shoqatë profesionale dhe ka një numër të konsideruar kuadrosh profesionale e shkencore të cilët paralelisht punojnë në institucione të ndryeshme në Zvicër. Duke u mbështetur në këtë fakt, është marrë iniciativa për botimin e revistës shkencore, kulturore, artistike dhe sportive "Bashkimi", në të cilën do të paraqiten të dhëna të rëndësishme dhe interesante në fushat e shkencave natyrore dhe shoqërore, për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen nga hulumtues dhe analist të shquar shqiptarë dhe të tjerë. Të dhënat nga fushat e përmendura të cilat do të publikohen në revistën "Bashkimi" kanë për qëllim informimin e brezave të tashëm dhe të ardhshëm shqiptarë dhe më gjërë.