Shpëtim Selman Sula
Appearance
Shpëtim Selman Sula Ka lindur më 29 dhjetor 1951 në Shkodër. Ka mbaruar Akademinë e Forcave Ajrore për pilot reaktivi dhe ka kryer detyrën e komandantit të ekuipazhit në Regjimentin e Rinasit. Ra në krye të detyrës më 30.08.1979, ndërsa po kthehej nga fluturimi me avion MIG-19. Gjatë uljes avioni pati defekt të rëndë teknik. Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr.228, datë 22.04.1996 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.