Jump to content

Shpirt i trazuar gruaje

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Shpirt i trazuar gruaje" Roman me Autor Sokrat Habilaj. Shtëpia botuese "Naimi", viti i botimit 2010. Faqet e librit 626. ISBN 978-99956-859- 8-0

"Shpirt i trazuar gruaje". Ky roman është një ndërmarrje e guximshme për të evidentuar dhe zbërthyer botën e brendshme të personazheve, përthyerjen, transformimin, degradimin deri në përdhosje të personalitetit që ata pësojnë shpesh. Ata nuk njohin asnjë masë në udhën që i shtynë etja e tyre për pushtet, duke u zgërlaqur në baltën e shoqërisë. Ata nuk dashurojnë, por cinikisht tradhtojnë. Ata nuk rrëzohen, por rrëzojnë të tjerët. Ata nuk i shtyp askush, ata poshtërojnë të tjerët. I vetmi mbytës i tyre është vesi. Dhe nga ana tjetër, përballë kësaj turme të baltosur, është skalitur fytyra dhe shpirti i bukur e një gruaje. Ajo di vetëm të dashurojë, por atë e tradhtojnë. Ajo jep nga shpirti i saj atë që ka më të bukur, por merr si shpërblim cinizmin e të tjerëve. Atë e rrëzojnë, por ajo nuk dorëzohet. Ajo falë, por di edhe të hakmerret. Ajo hakmerret butësisht ashtu siç mund të hakmerret vetëm shpirti i madh i një gruaje. Shpesh duket se femrat vinë dhe ikin nga kjo jetë pa u njohur plotësisht askush. Duket se shpirti i tyre nuk është gjë tjetër veçse copëza të shpërndara lumturie dhe trishtimi që askush nuk mundet t'i mbledhë e të krijojë një fytyrë të vetme, të njohur deri në fund. Ja kështu, në këtë lumturi-trishtim të tyre, ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse rrekemi t'i njohim ato sa më shumë, gjë që në këtë roman rezulton si një ndërmarrje e bukur.