Shqeria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Shqeria është krahinë në rrethin e Përmetit (pjesa lindore) dhe të Kolonjës (pjesa perëndimore). Në veri kufizohet me luginën e Lengaricës, në lindje dhe juglindje me krahinën e Leskovikut, kurse në jug dhe jugperëndim me luginën e Vjosës së Sipërme. Ka reliev kodrinor e malor me maja të sheshta, të ndërprerë tërthor nga luginat e përrenjve dhe lumenjve, të cilat në sektorë të veçantë kanë krijuar gryka të ngushta. Bimësia është e varfër. Qendrat e banuara janë vendosur në shpatet e kodrave e rrëzë maleve, si Delvina, Ogdunani, Lipivani, Kovaçishti, Postenani etj.