Jump to content

Shqipëria – odiseja e pabesueshme e një populli parahelen

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shqipëria – odiseja e pabesueshme e një populli parahelen (Historia dhe gjuha) Origjinali: Albanie (Histoire et langue) ou l’incroyable odyssée d’un peuple préhellenique. libër me Autor Mathieu Aref. Shqipëroi: Iliriana Angoni. Shtëpia botuese: Plejad.

Viti i botimit 2007. Faqet e librit 608. ISBN 978-99943-903-9-7

Ky libër do të befasojë shumë lexues.

Ai nuk ngurron të ndërmarrë një qëndrim krejt të kundërt ndaj asaj, që me sa duket, është një e vërtetë e ndërtuar. A mos ka qenë i mbivlerësuar vendi i Grekëve në historinë e Gadishullit Ballkanik dhe, me sa duket, vetevetiu e pa nxjerrë pikëpyetje, ne jemi mësuar ta ngjisim deri në periudhën mikeniane e madje edhe më tej dhe ta vendosim pothuajse natyrshëm si të ketë qenë faktor thelbësor i historisë së këtij rajoni ?

Në këtë vepër, Mathieu Aref (Aref Mati) hulumton në një tjetër drejtim dhe ravijëzon një botë tjetër, atë pellazge, së cilës grekët i detyrohen për një pjesë jo të vogël të së kaluarës së tyre. Por kësaj here ajo nuk duhet të ketë qenë aty, në Ballkan, përpara grekëve, dhe këtyre, kur mbërritën, nuk u mbeti gjë tjetër veçse të depërtonin e të merrnin atë çfarë ajo u ofronte.

Kuptohet që këta grekët do ta kenë damkosur Herodotin për tradhti ndaj helnizmit dhe do ta kenë denoncuar për dashaligësinë e tij – që do të bëhet objekt i një trajtese të vogël të Plutarkut – e cila e shtyn atë të njohë cilësitë e barbarëve,dhe kjo, sipas atyre, i zhvlerëson bashkëpatriotët. Por, Herodoti ka pasur shumë të drejtë: grekët nuk kanë qenë të parët mbi këtë tokë dhe, nëse ka pasur të tjerë më parë, atëherë është më se e qartë se u detyrohen atyre për një pjesë të rëndësishme të qytetërimit.

Dominique Briquel

Profesor në Universitetin e Sorbonës