Shqipëria 1943 – 1945, një vështrim përmes dokumenteve perëndimore
Shqipëria 1943 – 1945, një vështrim përmes dokumenteve perëndimore Gjinia: Histori, me Autor Bernd Fischer. Shqipëroi: Jorgji Qirjako, Tonin Beci. Shtëpia botuese: Aiis Tirana Times. Viti i botimit 2012. Faqet e librit 300. ISBN 978-9928-4062-7-9
Shërbimi i jashtëm i Shteteve të Bashkuara
Misioni amerikan, Tiranë, Shqipëri, 16 gusht 1945
Sekret nr. 76
Lënda: Raporti final i misionit special në Tiranë
I nderuar Sekretar i Shtetit
Megjithëse populli shqiptar nuk është në përgjithësi kundër të huajve, ai ka preferenca të caktuara në lidhje me vendet e huaja, të cilat mund të ndahen në dy grupe: pro – perëndimore dhe pro – lindore.
Grupi pro – perëndimor, që natyrisht është më i madh, e sheh Europën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara si burime frymëzimi ekonomik dhe kulturor. Grupi pro – lindor, megjithëse më i vogël nga pikëpamja numerike, është mjaft i fortë dhe me ndikim për shkak të drejtuesve të tij të mprehtë dhe të aftë, ndërkohë që vështron nga Lindja, për shembull nga Jugoslllavia dhe Bashkimi Sovjetik, për drejtim, frymëzim dhe mbrojtje.
a. Grupi pro – amerikan: Grupi i parë me prirje perëndimore është grupi pro – amerikan, i cili besohet të jetë grupi më i madh nga pikëpamja numerike, megjithëse nuk është dhe nuk ka qenë kurrë grupi më i fortë dhe nga pikëpamja politike.
Shpejgimi i parë i ekzistencës së këtij grupi pro – amerikan lidhet me faktin që, sipas vlerësimeve më të rezervuara, të paktën 25 % e popullit shqiptar (rreth 250 mijë individë) kanë qenë në Shtetet e Bashkuara ose kanë atje miq dhe të afërm, me të cilët kanë pasur një shkëmbim të vazhdueshëm idesh dhe mjetesh financiare deri në kohën kur Shtetet e Bashkuara hynë në luftë.
Ky grup i madh pro – amerikan jeton pothuajse në jug të vendit. Para luftës, gati e gjithë struktura ekonomike e këtij rajoni mbështetej me kontributet e miqve dhe të afërmve në Shtetet e Bashkuara dhe nga ndërmarrjet e biznesit të shqiptarëve...
I juaji me respekt J. E. Jakobs Zyrtar i Shërbimit të Jashtëm