Shqipëria gjatë Luftës 1939-1945 (Bernd J. Fischer)
"Shqipëria gjatë Luftës 1939-1945" me Autor Bernd J. Fischer. Përktheu nga origjinali në anglisht Krenar Hajdëri. Shtëpia botuese "Çabej", faqet e librit 436.
"Për të kuptuar shqiptarët e vitit 2000 e tutje është e rëndësishme të përpiqesh të kuptosh se kush qenë ata gjatë viteve 1939-1995", shkruan Bernd Fischer në parathënien e librit që keni në dorë. Ai bën pikërisht këtë gjë: gjurmon, analizon, krahason e shpjegon në mënyrë shkencore ngjarjet komplekse në Shqipëri gjatë Luftës së II Botërore. Për herë të parë, kjo periudhë aq e rëndësishme e aq e diskutuar e historisë së vendit tonë shihet me sy gjithëpërfshirës e të paanshëm, e jo me vështrimin e njërës apo tjetrës palë politike, njërit apo tjetrit shtet. Më një anë pushtimi Italian e ndërtimi i Shqipërisë italiane, me qeveritë kukulla e partinë Fashiste Shqiptare, ideja e Shqipërisë si pjesë e perandorisë së re të Musolinit; bashkimi i Shqipërisë me Kosovën e krijimi i "Shqipërisë së re"; pushtimi gjerman e politika e veçantë gjermane e ndjekur në Shqipëri, me këshillin e Regjencës e qeveritë shqiptare të kohës. Më anë tjetër, lindja e zhvillimi i qëndresës kundër pushtuesve e ndihma britanike për qëndresën; grupimet e ndryshme politike të saj, LNÇ e Partia Komuniste, Balli kombëtar, Legaliteti, kundërvënia mes tyre deri në përmasat e luftës civile. Sëfundi, kushtet e faktorët që përcaktuan ardhjen në pushtet të komunistëve në Shqipëri, i vetmi vend që nuk qe çliruar nga Ushtria e Kuqe i cili mbeti në orbitën Sovjetike. Siç ka shkruar kritika amerikane, "Shqipëria gjatë Luftës është shembull i shkëlqyer i studimit akademik që njëherësh informon e argëton dhe ngjall mbrekullisht para nesh vitet e largëta e të zbehta të së kaluarës."