Shqiperia prej vitit 1919-1924
Propozimet paqësore nga Parisi për ndarjen dhe copëtimin e Shqipërisë, e shqetësuan popullin Shqiptar i cili nuk kishte përkrahje të mjaftueshme nga fuqitë e mëdha. Situata politike në vend u keqësuar pas vrasjes se Sali Vinices, drejtor i gazetës "Populli", nga një agjent Italian.
Që të pengohet zgjerimi i lëvizjes nacionalë, italianët e shpallën territorin e Shqipërisë për zone ushtarake dhe ndaluan lëvizjet e njerëzve pa leje speciale. Italia e kontrollonte qeverinë e Durrësit dhe e censuronte shtypin. Me arsyetim se në Shqipëri vazhdon gjendja e luftës, ata në duart e tyre morën krejt pushtetin administrativ. Mbretëria SKS dhe Franca nën kontrollin e vet kishin territore në të cilat jetonte kryesisht popullsi shqiptare.
Mbajtja e Kongresit në Lushnjë ishte nevoje e domosdoshme për shkak të tendencave për projekte të reja të ndarjes së Shqipërisë. Ishte vendos që në Kongres të marrin pjesë nga dy anëtare nga çdo prefekture.
Kongresi në Lushnjë u mbajt më 29-31 janar të vitit 1920, me pjesëmarrje të 50 përfaqësuesve. Në kongres u folën të gjitha projektet për ndarjen e Shqipërisë. U formuan organet më të larta të pushtetit shteteror : Keshilli Nacional (Parlamenti) dhe KEshilli i Larte (Qeveria). Qeveria ne Durres u karakterizua si antinacionale dhe nuk u njoh legjimiteti i saj.
Qeveria e re e zgjedhur ne Lushnje ne krye me kryetarin Sulejman Delvina ne shkrut te vitit 1920 kaloi nga Lushnja ne Tirane. NGa kjo date Tirana do te behet kryeqyteti i Shqipërise.
Detyre kryesore e cila ne Kongresin e Lushnjes ishte parashtruar para qeverise se re te zgjedhur, ishte clirimi perfundimtar i territoreve ne Shqipëri nga Italia, Mbreteria SKS dhe Franca.